E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani nuk është në shitje

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka mohuar spekulimet se klubi synon të shesë një numër aksionesh për investitorë rusë dhe atyre nga Katari.

Në javët e fundit thuhej se presidenti Silvio Berlusconi planifikon të shesë klubin që e udhëheq nga viti 1986.

Por, Galliani ka insistuar se klubi nuk është në bisedime me asnjë investitor rreth mundësisë së shitjes së aksioneve.

“Nuk ka negociata për shitjen e aksioneve të Milanit, me arabë apo investitorë rusë. Thjesht nuk ka kurrfarë lloj negociatash”, deklaroi Galliani për Sportitalia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›