E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohen ndeshjet e kthimit për Kupën e Shqipërisë

Tiranë - Ndeshjet e kthimit për turin e tretë të Kupës së Republikës nuk kanë dhuruar asnjë surprizë. Kështu, edhe ekipet pretendente që nuk e kishin zgjidhur kualifikimin në ndeshjen e parë e bënë një gjë të tillë në ndeshjet e sotme.

Dinamo mori një fiotre të thellë 4-0 me Skenderbeun, duke përmbysur gjithçka nga takimi i parë. Shkumbini fitoi 2-0 me Apoloninë e Fierit duke marrë biletën e çerekfinales.

Ndeshja kryesore, Vllaznia-Teuta, është mbyllur me fitoren e shkodranëve 3-1. Fituesit në fuqi të këtij trofeu kthejnë rezultatin e ndeshjes së parë, ku Teuta pati fituar 1-0. Fitore të thella, me të njëjtin rezultat, arrijnë Tirana dhe Partizani, të cilat mposhtën 5-0 Lushnjen dhe Burrelin.

Më poshtë do të paraqesim rezultatet e plota në të dyja grupet.

Grupi A

Dinamo - Skenderbeu 4-0 (0-1)
Besa – Kastrioti 3-0 (2-1)
Shkumbini – Apolonia 2-0 (0-0)
Vllaznia - Teuta 3-1 (0-1)

Grupi B

Partizani – Burreli 5-0 (1-0)
Tirana – Lushnja 5-0 (4-1)
Flamurtari - Bylis 2-1 (1-1)
Elbasani – Beslidhja 2-0 (2-2)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›