E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani pa ide nuk di të fitojë

Emocioni i vetëm i 90 minutëshit në “Armando Piki” ishte një tranversë e Patos nga goditja e dënimit.

Ndërkohë, Huntelar luajti rreth një orë, një lojë pa nivel e tij, duke u zëvendësuar nga Filipo Inzagi.  Edhe braziliani Ronaldinjo, prej të cilit pritet shumë, nuk ka qenë në ditën e tij. Me shumë mundësi, Ronaldinjo nuk do të luajë në ndeshjen kundër Marsejës në Ligën e kampionëve, duke u zëvendësuar nga Pirlo, që do të luajëprapa dyshes së sulmit Pato-Inzagi.

Kështu, pas humbjes dy javë më parë në derbi, Milani i Leonardos kthehet në shtëpi vetëm me një barazim, duke shkuar në kuotën e katër pikëve në tre ndeshjet e para në Serinë A.

Livorno 0 – 0 Milan

Livorno (4-4-2): De Lucia 6; Raimondi 6, Perticone 6,5, Miglionico 6,5, Vitale 6; Pulzetti 6, Mozart 6,5 (18'pd Filippini 6), Candreva 6,5, Moro 6 (23'pd Bergvold); Tavano 5,5 (38'pd Marchini), Lucarelli 5. Tr.: Russo.

Milan (4-3-1-2): Storari 7; Oddo 5,5, Nesta 6, Thiago Silva 6, Jankulovski 5,5; Flamini 6 (33'pd Abate 6), Ambrosini 5,5, Seedorf 5,5; Ronaldinho 4,5 (10'pd Pirlo 6,5); Pato 6,5, Huntelaar 5 (10'pd Inzaghi 6,5). Tr.: Leonardo
Arbitër: Orsato (De Luca-Cariolato)

Kartonë të verdhë: Vitale (L), Thiago Silva (M), Pulzetti (L), Miglionico (L)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›