Vihen në kontroll zjarret në Lezhë
Prej tre ditësh zjarret janë shfaqur në fshatrat e Kaçinarit dhe Veles, ndërkohë që vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë e mundur fikja e tyre. Nga të dhënat paraprake mendohet të jenë djegur plotësisht 150 hektarë pyje dhe kullota, ndërkohë që janë djegur edhe katër shtëpi të pabanuara.
Drejtoria e pyjeve në Lezhë deklaron se nuk ka asnjë rrezik të ringjalljes së ndonjë vatre zjarri, për shkak se kanë filluar shirat e fortë të cilët nuk lejojnë riaktivizimin e tyre.
Drejtoria e pyjeve në Lezhë deklaron se nuk ka asnjë rrezik të ringjalljes së ndonjë vatre zjarri, për shkak se kanë filluar shirat e fortë të cilët nuk lejojnë riaktivizimin e tyre.