E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja gjen "porten" para Maltes

Aranit Muraci

Nuk kishin te sosur telashet per trajnerin e kombetares sone, Ari Han, ne vigjilje te ndeshjes se radhes, ndaj Maltes. Sikur te mos mjaftonin deri tani problemet e sulmit (sulmuesit nuk shenojne ne ekipet e tyre), te mesfushes (demtimi i papritur i Lales dhe me vone edhe i Canes), problem ishte bere edhe porta. Por portieri Arjan Beqaj ka dhene me ne fund nje sinjal pozitiv, se do te rikthehet dhe do te jete gati per ndeshjen e radhes se kombetares sone. Dy portieret e kombetares ishin duke kaluar secili nga nje problem vetjake, duke vene ne dileme trajnerin per te vendosur se cili do te mbroje porten tone ne Malte. Ne prag te sfides se radhes, para se te konfirmohej rikthimi i portierit Beqaj, ndaj maltezeve nuk do te ishte cudi qe te aktivizohej Saimir Ujkani, ose ndonje portier tjeter, i "emergjences". Ilion Lika, ish-portieri i kombetares, qe luan aktualisht tek Terek Grozni, e ka braktisur kombetaren ne dy ndeshjet e fundit te eliminatoreve dhe per kete shkak nuk eshte thirrur ne miqesoren e kaluar, ndaj Azerbajxhanit. Gjithsesi, porta kuqezi eshte aktualisht pa nje emer konkret, dy jave para udhetimit te kombetares drejt kryeqytetit maltez, "La Valata", ku do te luhet ndeshja. Trajneri holandez shpreson qe portieri i kombetares sone, Arjan Beqaj do te rikuperohet plotesisht deri me 11 shkurt, per ta konsideruar ate pjese te portes. Beqaj nuk eshte aktivizuar ne Anorthosis Famagusta, qe prej muajit nentor. Ai eshte demtuar ne ndeshjen e Liges se Kampioneve me Interin. Me tej eshte aktivizuar vetem ne nje pjese loje, ndaj Panathinaikosit, kur ekipi i tij eshte eliminuar nga "Champions". Demtimi i portierit i ka kushtuar skuadres se tij edhe ne kampionat, duke qene se Beqaj eshte nje prej pikave me te forta. Por edhe portieri tjeter, Isli Hidi nuk ka gjetur ende ekipin e ri, pas largimit nga Alki i Qipros.

Mungesat

Altin Lala dhe Lorik Cana, per shkak te demtimeve do te mungojne ne mesfushe. Po ashtu edhe Admir Teli qe eshte i skualifikuar nuk do te jene ne dispozicion te kombetares, ne ndeshjen e radhes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›