E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, rikthehet "pista" Bajzade

Partizani, ne ditet e mbetura te merkatos synon te afroje edhe disa lojtare me eksperience. Trajneri i Partizanit, Shpetim Duro fton lojtare te ekipeve te tjera te Kategorise Superiore, qe te bashkohen me Partizanin, me qellim qe te kene mundesi edhe te luajne, ne rast se nuk gjejne hapesire ne ekipet e tyre. Ne plan te pare, madje qe me hapjen e merkatos ka qene emri i Skerdi Bajzades, i cili pas fazes pergatitore me Elbasanin ka te ngjare t'ju bashkohet te kuqve. Bajzade ka qene pjese e Partizanit dhe eshte takuar me presidentin Xhani, duke arritur nje marreveshje, pak dite me pare. Por Elbasani nuk e lejoi lojtarin te largohej nga ekipi. Nderkohe, gjate diteve te mbetura te merkaots, ne baze te zhvillimeve te tjera, Skerdi Bajzade duhet te vendose qendrimin ose me Elbasanin, ose te rikthehet nw kryeqytet. Elbasanasit jane perforcuar ndjeshem keto dite dhe shihet me leverdi qe Bejzade te lihet i lire.

Pezullimi

Besa e Kavajes perjashtoi mesfushorin Enkel Alikaj, per arsye qe nuk jane treguar as nga klubi dhe as nga ana e lojtarit. Alikaj eshte aktualisht i lire ne tregun e futbollisteve dhe mund te afrohet tek Partizani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›