Bajrami ndahet me Drenicën

Pavarësisht se angazhoi trajnerin e njohur Bylbyl Sokoli dhe u përforcua me disa futbollistë, megjithatë Drenica ka mbetur pa një lojtarë të rëndësishëm. Pas gjashtë muajve të kaluar në Skenderaj, mesfushori Valon Bajrami i ka dhënë fund aventurës së tij me fanellën kuq e zi.
“Nuk kemi arritur marrëveshje rreth vazhdimit të kontratës dhe kam vendosur të largohem nga Drenica. Kështu që tani jam lojtar i lirë”, tha Bajrami, i cili në Drenicë kishte shkuar pas disa viteve të shkëlqyeshme që i kishte kaluar në KEK.