E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patushi dhe Rrudho dy blerjet e reja të Tiranës

Tirana - Sajmir Patushi dhe Xhulian Rrudho janë dy emrat më të rinj të skuadrës së Tiranës. Futbollistët janë vendosur dje në urdhërat e Agustin Kolës që në stërvitjen e parë të bardhebluve për këtë vit.

Patushi ka luajtur për disa vite për skuadrën e Tiranës duke fituar edhe disa trofe. Më pas ai u largua nga ky klub në drejtim të Elbasanit pas disa zënkave me trajnerin e atëhershëm, Mirel Josa. Matjani ka më shumë se një vit që nuk luan në Superligën shqiptare, dhe për këtë do ta ketë të vështirë të gjejë formacionin e parë me Tiranën.

Ndërsa sulmuesi Xhulian Rrudho u përfol që në muajt e verës për një kalim tek Tirana, por kjo nuk u arrit për shkak se trajneri kroat që drejtonte Tiranën nuk pranoi të merrte lojtarin. Rrodho është shprehur mjaft optimist pas stërvitjes së parë me bardheblutë.

“Jam shumë i lumtur që më në fund rashë dakort me drejtuesit e Tiranës. Premtoj shumë gola me fanelën e Tiranës në rolin e qendërsulmuesit. Pas kontratës 6 muajshe do të vendos nëse do të vazhdoj me Tiranën apo do të largohem në drejtim të Italisë”, është shprehur Rrodho për mediat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›