Milani tenton Roben, në listë edhe Kaka
MILANO - Tevez, Xheko, Kaka apo Rolando. Milani është në përpjekje për të ndërtuar sku-adrën e së ardhmes, por ndërkohë nga Franca vijnë indicje interesante në lidhje me idetë për të cilat po punon Galiani.
E përditshmja "L'Equipe" shkruan se administratori i klubit kuqezi është duke testuar Bajernin e Mynihut me qëllim që të marrë prej andej Arjen Roben. Sipas kësaj gazete, Milani është gati të ofrojë 20 milionë euro për holandezin, një shumë që do t'i linte të kënaqur bavarezët edhe pse për momentin duket vetëm një hipotezë.
E ndërkohë, gjithnjë e më e nxehtë pista Kaka, çmimi i të cilit prej 10 milionë eurosh, duket i përballueshëm për financat e klubit kuqezi. Milani prej kohësh është përpjekur të rikthejë një kampion të madh në skuadër dhe emri i Rikardo Kaka është nga ata që i bën të dridhet tifozët. Brazilianit i është thënë hapur nga Murinjo që të largohet dhe ai ka refuzuar një ofertë të Korinthiasit. Por, një telefonatë nga Galiani do të ishte diçka ndryshe për lojtarin e Realit të Madridit.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)