Mançesteri fiton sërish, në Londër shënon Torres
LONDËR- Një gol i Hernandez 6 minuta para fundit i ka dhënë Mançesterit fitoren e 13-të radhazi në shtëpi. “Djajtë e Kuq” kanë mundur 1-0 Evertonin, një nga skuadrat më në formë të Premier Ligës dhe që vinte në këtë takim pas 5 fitoreve dhe 2 barazimeve. Ka qenë një dominim i dukshëm ai i skuadrës së Ferguson, që ka krijuar raste të panumërta në portën e Tim Hauard. Por, portieri amerikan dhe shpesh mbrojtja e vendosur mirë nga Devid Mojes, kanë ndaluar goditjet e Uejn Runit dhe të meksikanit Hernandez. Balanca u prish në minutën e 84-t, kur një kros i Valencias nga e djathta gjeti në zonë “Çikariton”, i cili mposhti me kokë Hauard. Një gol i merituar për Junajtid, autor i një prove bindëse. Me këtë fitore, Mançesteri shkoi 6 pikë larg Çelsit dhe 9 nga Arsenali, që do të ndeshet me Boltonin të dielën. Ndërkohë, blutë e Karlo Ançelotit kanë fituar 3-0 ndaj Uest Hemit në derbin e Londrës, ndërkohë që lajmi i ditës ka qenë zhbllokimi i sulmuesit Fernando Torres, autori i golit të dytë në minutën e 84-t. Totenhemi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Uest Bromuiç Albion, duke mbetur 1 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Mançester Siti, por që të hënën ka një ndeshje për të luajtur ndaj Blekbërnit. Ndërkohë, një fitore e madhe për Liverpulin, që duket në superformë në këtë fund sezoni. Maksi Rodrigez ka realizuar një tripletë, ndërsa dy golat e tjerë mbajnë firmën e Dirk Kajt dhe të Xho Kol. Fitorja e djeshme konsolidon pozitat e Liverpulit në vendin e gjashtë të kampionatit anglez.
ANGLI
Man.UTD-Everton 1-0
A.Vila-Stouk 1-1
Blekpul-Njukasell 1-1
Sandërlend-Uigan 4-2
Totenhem-Uest Brom 2-2
Liverpul-Birmingam 5-0
Ulves-Fulham 1-1
Çelsi-Uest Ham 3-0
Nesër
Bolton-Arsenal
(e.m/BalkanWeb)
ANGLI
Man.UTD-Everton 1-0
A.Vila-Stouk 1-1
Blekpul-Njukasell 1-1
Sandërlend-Uigan 4-2
Totenhem-Uest Brom 2-2
Liverpul-Birmingam 5-0
Ulves-Fulham 1-1
Çelsi-Uest Ham 3-0
Nesër
Bolton-Arsenal
(e.m/BalkanWeb)