E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani zbarkoi dje në aeroportin e Romës

Romë - Skuadra e Milanit është kthyer nga faza përgatitore në Dubai, dhe është ulur në aeroportin e Romës ditën e djeshme. Kuqezinjtë priteshin nga qindra tifozë të ardhur enkas për të parë yjet e futbollit botëror që militojnë me Milanin.

Në qendër të vëmëndjes ishte futbollisti anglez i sapoardhur, David Bekam. Anglezi është marrë në formë huazimi nga drejtuesit e Milanit deri në fund të muajit mars. Më pas biondi do të rikthehet sërish tek Los Anxhelos Galaksi në kampionatin e Shetetve të Bashkuara.

Skuadra e Milanit do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit ditën e dielë në stadiumin “Olimpiko” përballë skuadrës vendase të Romës. Në këtë përballje gjigandësh pritet të debutojë edhe Devid Bekam.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›