E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suazo dëshiron të luajë akoma me Benfikën

Davis Suazo është duke u përfolur shumë në këtë merkato të janarit për të lëvizur nga skuadra e Benfikës, ku është dhënë hua nga Interi për një sezon. Suazo mund ta lërë pa dëshirën e tij Benfikën që në këtë muaj. Vetë futbollisti shprehet se dëshiron të luajë akoma me këtë skuadër, pasi deri tani po kalon një sezon vërtet të shëkëlqyer.

“Jam shumë i kënaqur këtu tek Benfika, por e ardhmja ime nuk varet vetëm nga unë. Në mes janë edhe dy klubet që zotërojnë kartonin tim, -shprehet lojtari. Këtu ndjehem vërtet mirë dhe po kaloj një moment të shkëlqyer. Jam trajtuar mirë nga të gjithë, nga drejtuesit dhe nga shokët. Benfika më pëlqen shumë. Para se gjithash kërkoj të fitoj, dhe më pas të shohim”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›