Vazhdon “telenovela Arshavin” për Arsenalin
Londër - Skuadra e Arsenalit është duke menduar akoma për të sjellur në Londër futbollistin rus të Zenitit, Andrei Arshavin. Problemi i londinezëve qëndron tek fondi i tyre që kanë në dispozicion për të shpenzuar në këtë merkato të janarit. Këtë gjë e pranon edhe vetë trajneri i “topçinjve”, Arsen Venger, i cili pohon negociatat me lojtarin rus.
“Nuk mund të them lajme aspak të mira për këto negociata. Kemi bërë mjaft kujdes në investimet tona, pasi fondet nuk janë të pakufizuara për të blerë futbollistët më të mirë që ekzistojnë”.
Skuadra e Arsenalit në kontigjentin e saj ka shumë lojtarë të cilët janë të dëmtuar aktualisht. Kjo do të sjellë mjaft kufizime në zgjedhjet e teknikut francez për formacionin e skuadrës. Arsenali është duke luftuar në dy kompeticione të rëndësishme, në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampioneve.