E Diel, 1 Nëntor 2026

Miliarda dollarë zotohen për Haitin

Vendet donatore në një konferencë të OKB-së në Nju Jork premtojnë më shumë para se sa pritej për të ndihmuar Haitin në rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrimtar.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon njoftoi se ata do të zotohen gati për 10 miliarda dollarë në dy nivele investimesh - afatshkurtëra dhe afatgjata - në mënyrë të konsiderueshme më shumë se sa ishin kërkuar.

Ban Ki-Moon i entuziazmuar bëri njoftimin, duke e quajtur këtë si ndihme që Haiti kishte nevojë për një rinovim te madh.

Donatorët premtuan rreth 5 miliardë dollarë për dy vitet e ardhshme, dhe rreth 5 miliarda dollarë për zhvillim në afat më të gjatë.

Kontributi më i madh ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, por më shumë se 130 vende si dhe institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare morën pjesë në konferencë.

Paratë do të përdoren për ndërtimin e spitaleve, shkollave dhe ndërtesave qeveritare, si dhe për krijimin e vende te reja të punës dhe të reformës kyçe të sektorit bujqësor.

Ban Ki-Moon paralajmëroi se ky ishte vetëm fillimi, duke thënë se paratë duhej të koordinoheshin mirë dhe shpenzuar mirë dhe me përgjegjësi. /bbc/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›