E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Serbia nuk do e njohë Kosovën



Serbia nuk do ta pranojë Kosovën, deklaroi presidenti serb, Boris Tadiç, gjatë një konference shtypi të mbajtur gjatë ditës së djeshme në Beograd. Kreu i shtetit serb, Tadiç, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që "të respektojë dinjitetin e Serbisë".
Ai tha se Serbia "nuk është e gatshme të kalojë vijat e kuqe" kur vjen puna tek Kosova, duke përsëritur se Beogradi respekton parimet e OKB-së.
Ndër të tjera Tadiç theksoi se takimet ndërkombëtare apo rajonale nuk mund të përdoren si mundësi për të pranuar "as drejtpërdrejtë, as në mënyrë të tërthortë shtetet që nuk ekzistojnë".
I pyetur rreth takimit të ardhshëm të BE-së për Ballkanin, që do të mbahet në Sarajevë, Tadiç tha se Serbia ishte e gatshme të gjejë një zgjidhje praktike për pjesëmarrjen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes në rajon, në mënyrë që të zgjidhen problemet dhe "të gjithë të ecim drejt anëtarësimit në BE".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›