Miliarderet greke sensibilizohen ndaj krizes

Një miliarder i ri grek me origjinë nga Santorini kërkon të shpëtojë vendin e tij nga kriza. Në një intervistë për të përditshmen amerikane WSJ, 33 vjeçari Peter Nomikos që jeton në Londër shprehet se kërkon të ndihmojë vendin e tij. Kriza mund të jetë një oportunitet. Është një thirrje për ndryshim, thotë Nomikos për të cilin 280 miliardë euro për të shpëtuar Greqinë nga kriza janë shumë. Por ai ka shfaqur një ide të shkëlqyer. Të shpëtojmë Greqinë përmes një kulete, duke u bërë thirrje 16 milionë grekëve nëpër botë që të kontribuojnë duke dhuruar 1000 euro secili në arkat e Greqisë duke stimuluar kështu miqtë e tij me më potencë ekonomike. Është e vërtet qe grekët nuk shquhen për bamirësi, por janë patriot shprehet Nomikos. Ideja sipas tij bazohet në faktin që çdo euro e dhuruar të shumfishohet në vlerë duke reduktuar shumën e interesave të bonove qeveritare greke. Sipas faqes web të Greece Debt Free 1 ku mund të dhurohen euro, çdo një mijë euro vlen rreth 8 mijë. Vetëm në një ditë janë mbledhur 2 miliardë e 200 milionë euro. Shembulli nuk është rasti i parë për një ndihmë të tillë. Në vitet ’90 dhjetra mijëra koreanojugorë u bënin presion bankave për t’i bindur të dhuronin pllaka ari për shëndoshjen e kushteve financiare të shkatërruara të Azisë juglindore. Dhe në atë kohë u arrit të mblidheshin 57 miliardë dollarë menjëherë që iu dhuruan FMN.