E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliband: Viti 2009 viti i ndryshimeve të mëdha

Bejrut (start)-Ministri i Jashtëm britanik David Miliband, i cili ndodhet për vizitë në Bejrut, deklaroi se viti 2009 do të jetë ai i ndryshimit në shkallë botërore dhe në Lindjen e Mesme falë zgjedhjeve në disa vende kryesore. "Besoj se 2009 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm. Ky do të jetë viti i ndryshimit në nivel botëror me një president të ri amerikan, një qeveri të re izraelite, zgjedhje në Liban si dhe në Iran", bëri të ditur ministri pas një takimi me presidentin libanez, Michel Sleimane.

"E dimë të gjithë se nuk ka paqe dhe stabilitet në botë nëse nuk ka paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme. Po ashtu, nuk ka paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme nëse nuk ka në Liban", vazhdoi ministri, i cili po zhvillon një turne në rajon.

"E dimë se do të ketë një shans të vërtetë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme kur Libani të mos jetë më viktimë e konflikteve të të tjerëve", theksoi ai.

Miliband bisedoi me presidentin libanez për rëndësinë e stabilitetit të Libanit pas zgjedhjeve legjislative në vend në pranverën e vitit 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›