E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi, PS akuza qeverisë

Tiranë (start)-Deputeti socialist Marko Bello tha sot se në projekt/buxhetin e qeverisë që pritet të miratohet nesër në seancën parlamentare, se ekziston një diferencë e madhe midis programit 4-vjeçar të qeverisë Berisha dhe shifrave që paraqet drafti për buxhetin e vitit të ardhshëm. Bello është ndaluar në pjesën e buxhetit që ka të bëjë me arsimin ku ka bërë dallimet midis premtimeve të kryeministrit Berisha, dhe buxhetit të ri.

“Para 4 vitesh Sali Berisha premtoi se do ta katërfishonte buxhetin për Arsimin. Sot, në vitin e fundit të mandatit të kabinetit të tij, buxheti për arsimin nuk arriti në 5%, por vetëm 3.5% të PBB (GDP). Edhe shifra prej 3.5%, nisur nga kriza që ka mbërthyer botën dhe po troket edhe në Shqipëri rrezikon të katandiset në 3% të PBB. Pra një rritje e dobët, larg premtimeve”-deklaroi Bello.

Bello tha më tej, edhe premtimi për rritjen e pagave të mësuesve nuk është mbajtur, pasi sipas tij “do të ketë 31% më pak rritje nga sa ishte premtuar”.

“Vetëm për 9 mujorin e vitit që po mbyllet, pra për 2008, shifra e realizimit të fondeve të investimeve është vetëm 37%. Fondet rrezikojnë të digjen, sikurse janë djegur edhe vitet e kaluara, për shkak të paaftësive dhe korrupsionit me paratë e taksapaguesve, pra është preferuar që të matet me grante konkurruese t’u jepen njerëzve pranë Qeverisë dhe ministrisë për të ndarë përfitimet”-përfundoi Bello.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›