Miliona turiste ne Rio de Janeiro

Miliona turistë nga e gjithë bota kanë mbushur qytetin Rio de Janeiros për të festuar natën e ndërrimit të viteve.
Vetëm pak orë nga ardhja e vitit të ri ku pritet kremtimi më spektakolarë i vitit të ri turistët kanë zbarkuar në plazhet më të famshme të Rios.
Të gjithë sëbashku do të jenë të përqendruar në bregun me rërë prej katër kilometrash... do të jenë të pranishëm artistët më të famshëm të Brazilit për të përformuar live.
Fishekzjarrët vijojnë të mbeten atraksioni më i madh. Zyrtarët e qytetit janë të bindur se shfaqja 16 minuta e dritës dhe ngjyrave do të verboj turmën.
Autoritetet vendase parashikojnë se rreth 2 milionë persona do të zbresin në Copacabana. Janë marrë të gjitha masat e sigurisë, janë shtuar mjetet e trasportit publikë dhe është vendosur pezullimi i qarkullimi i automjeteve.
kreu i bashkisë së Rio de Jaineros, Eduart Paes ka siguruar se festimi i vitit të ri në qyetet do të jetë më i miri në të gjithë botën.