Rekord vrasjesh ne SHBA

Më shumë se 30 mijë viktima nga armët e zjarrit janë raportuar gjatë vitit 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shifra alarmuese ka ndezur sërish debatet për një kontroll më të rreptë për armëmbajtjen.
Kjo do të thotë se në një ditë gjatë këtij viti janë vrarë më shumë se 80 persona.
Sipas mediave vendase në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndodhur 16 raste vrasjesh në masë në 2012-ën, përfshirë masakrën në tepullin e Uiskonsit, në kinemanë e Kolorados dhe në shkollën fillore në Konektikat.
Cikago renditet i pari si një nga qytetet më të përgjakshme amerikane. Mediat raportojnë se më shumë se 2.400 incidente me armë zjarri kanë ndodhur ku 319 studentë dhe nxënës ët fillores janë qëlluar duke gjetur vdekjen 24 prej tyre.
Por amerikanët janë ende në dilemë nëse duhet të kenë armë apo jo.
Shumë qeveritarë amerikanë kanë nisur të kërkojnë rregulla më të ashpra për të kontrolluar armëmbajtjen. Gjithsesi pronarët e armëve kanë fajësuar pikërisht ligjet e shumta pasi kriminelët gjejnë rrugë alternative për të marrë armë.
Por analistët mendojnë se janë pikërisht vendet ku armëmbajtja është e ndaluar, ku ndodhin dhe më shumë vrasje.