E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atmosfera pas loje

05/05/10 00:50

Banorët pas lojës dalin jashtë dhe bisedojnë, ndërsa Domenika vazhdon që të qepë rroba për majmunin. Banorët jashtë flasin për gjëra të përgjithme dhe herë pas here ngacmohen me fjalë dhe ironi ndaj njëri-tjetrit. Është Jona që ngacmohet vazhdimisht me Jetmirin dhe Erionin duke u kapur me fjalë me ta. Ndër të tjera ata edhe luajnë dhe bëjnë komente për aktivitetin e tyre gjatë gjithë ditës. Kështu ata flasin për lepurin që e ka hequr tashmë fustanin dhe mundohet që të heqë edhe kordelen, për rrobat e majmunit, për incidentin me ponin, për frikën e Jetmirit etj.
Koha kalon dhe banorët ndjehen sërisht të uritur. Kështu ata shkojnë në kushinë dhe fillojnë të hanë përsëri. Gjatë kësaj kohe ata bisedojnë edhe për provën e javës që do tu komunikohet së shpejti. Banorët bëjnë hamendësime për provën e kësaj jave që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me kafshët. Ndër të tjera ata flasin edhe për ushqimin dhe shtimin në peshë që disa nga banorët kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpi, ndërsa me të tjerë ka ndodhur e kundërta.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›