"Milioneri", nje feste e bukur per kandidatet
Protagonistet e edicionit te 20 me radhe te ketij sezoni te formatit tashme te mirenjohur ne permasa mbarekombetare "Kush do te behet milioner" ishin Qazim Totaj dhe Krisanthi Zhupa. Pergjate nje ore ata treguan madheshti duke i dhene publikut emocione te vecanta. Shou- kuizi "Kush do te behet milioner" ne nje dimension te qendrueshem familjar, i dashur, komunikues dhe qe tashme ka zgjuar interesimin e qindra e mijera njerezve. Derisa sfidanti i pare rikthehet pas nje jave, studentja e mjekesise do te ndjehet me rehat per te vazhduar ne javen tjeter. Qazim Totajt nese nuk i ka munguar guximi si i ri duke e thyer edhe kemben ne ate ndodhine e treguar ne mes guximit dhe frikes, anekdoten e njohur te kercimit ne mes te nje amerikani, italiani dhe shqiptari, ne pyetjen e nente do te terhiqet. Pikerisht eshte moderatori Agron Llakaj qe tashme eshte nje ndihme e vemendshme per te gjithe qe nga shou- kuizi te dalin sa me te suksesshem. Qazim Totaj terhiqet per tu pajtuar me 650 euro. Pas tij kandidate nga Tirana, Prishtina, Gostivari, Gjilani dhe Shkupi do te perballen me gishtin me te shpejte qe te dal e para Krisanthi Zhupa. Studentja e mjekesise eshte nder ato kandidate qe shperfaqet nje pamje gazmore dhe e vecante duke bere per vete publikun dhe teleshikuesit. Eshte kjo vajze qe kalon edhe pragun e dyte por qe nuk tregohet e vemendshme megjithate per nje kandidat sic eshte Krisanthi eshte nje feste e bukur sepse vajza simpatike dhe e kendshme mbreme ka treguar kreativitet dhe vecanti komunikimi. Ajo mberriti edhe shperblimin prej 1. 750 eurosh dhe mbi te gjitha duartrokitjet e publikut. Keshtu jane shperfaqur dilemat e disa kurioziteteve interesante si nga fusha e terminologjise ashtu edhe nga fusha te tjera tematike. Edhe ne kete edicion si te themi jubilar, te 20 me radhe, teleshikuesit paten mundesi te mesojne dhe te saktesojne njohurite dhe dilemat e tyre per shume dije ne te gjitha fushat e jetes. Mesuam per udhepershkruesin, gjeografin turk Evlija Celebiu qe pati vizituar Shqiperine ne shekullin XVII, per Clion muzen e historise ne mitologjine greke, per kubizmin si levizje ne art themelues te se ciles ishin Pikaso e Brak, per filmin "Vanilla Sky" ne te cilen nuk paraqiten se bashku Tom Cruise e Nicole Kidman, per klubin e nates ne Liverpul "The Cavern" ne te cilin u be i famshem "The Beatles" etj.