E Diel, 1 Nëntor 2026

Sidrit Bejleri, "Shend e vere", albumi qe kendon shqip

"Shend e vere", eshte albumi me i ri i hedhur ne treg nga kengetari i mirenjohur shkodran Sidrit Bejleri. Mes miqsh dhe te ftuar te tjere nga bota e artit, Sidrit Bejleri promovoi mbremjen e se premtes albumin e ri ne nje prej lokaleve te nates ne kryeqytet. Ne nje interviste per "Koha Jone", kengetari shkodran rrefen risite qe sjell ky album dhe emocionet e kesaj nate. "Risia e ketij albumi eshte se ai do te jete i gjithi ne shqip, cdo kenge flet shqip". Ne albumin "Shend e vere" bejne pjese njembedhjete kenge, 7 prej te cilave te reja ndersa kater te tjera jane hite te njohura te tij.

"Shend e vere" titullohet albumi juaj qe vjen per publikun vetem shqip. Si ndjeheni?

Jam rritur si nje kengetar rroku, popi, por klasikja eshte profesioni im i pare megjithate Zoti me dha mundesine te kendoj te gjitha zhanret. Por, per nje gje jam krenar, qe kendoj muziken popullore sepse ne fund te fundit eshte nje muzike qe i perket popullit shqiptar. "Shend dhe vere" eshte albumi per te cilin e them me bindje qe jam krenar sepse ne te ka muzike ku cdo shqiptar e ndjen veten shqiptar. Albumi perbehet nga dhjete kenge ku shpaloset cdo note e kenges sone dhe tradites sone. Ne kete album nderthuren mjaft mire elementet ku spikat tradita, prandaj cdo kenge nuk largohet nga tabani. Kater kenge jane ekzistuese ndersa pjesa tjeter jane kompozime te reja. E perserita dhe me pare, jam xheloz vetem per nje fakt sepse fqinjet tane degjojne vetem muziken e tyre, dhe per kete arsye dua qe shqiptaret te degjojne vetem shqip ashtu sic kane shpirtin.

Ky album mbase eshte dhe nje mesazh i madh per te gjithe artdashesit e muzikes shqiptare?

Patjeter qe ky album vjen dhe si nje mesazh i forte per te gjitha ato qe pelqejne te degjojne vetem muzike shqip. E di kete dhe e them me bindje qe me ndjekin nga moshat nga 25-70 vjec dhe per kete jam krenar. Kam qene adoleshent vete dhe e di qe adoleshenca kalon per rreth tre - kater vite, ndersa kjo muzike qe pretendoj te sjell dhe bej eshte muzika e vertete qe mbetet sepse e duan moshat qe kane arritur pjekurine dhe duan te degjojne gjerat e verteta.

Albumi mbane njembedhjete kenge ku kater prej tyre rivijne nga tabani shkodran?

Kenget jane te gjitha te vecanta ne llojin e tyre. Secila prej tyre te fal nje emocion me vete dhe per kete kam punuar shume ne fakt. "Shend e vere" eshte dhe kenga ku mbane firmen albumi, "Kenge nuserie", "Ne prag te deres", "Zemer", "Galina dhe nje sere kengesh te tjera qe do vijne surprize per publikun.

Pse pikerisht "Shend e vere"?

"Shend e vere" eshte nje shprehje shkodrane ku (Shend) do te thote gaze, hare. Meqe ky album ka shume muzike ritmike, shume muzike te gezueshme e cila krijon alegri qe ne kengen e pare per kete arsye i vendosa dhe titullin "Shend e vere".

Si ndjeheni ne kete nate te vecante?

Me thene te drejten kam shume emocione pasi kam rreth 20 vite qe kendoje por sot me te vertete po provoj habitshem emocione te medha, megjithate e them me bindje se cdo tingull i ketij albumi te emocionon.

Per te realizuar kete album keni bashkepunuar me orkestruesin Shpetim Saracin...?

"Shend e vere" eshte nje bashkepunim i pandare me Shpetim Saracin, ndersa porsa i perket anes financiare Petrit Maho ka dhene kontributin e tij ne realizimin e ketij albumi. Ndersa organizimi i kesaj nate padyshim qe eshte merite e clubit "Cavaliero" ne te cilin une performoje cdo fundjave.

Bisedoi: Izaura Ndoj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›