Rini e zymte ne Greqi
REPORTAZH/ Pa mundesi shkollimi dhe pa perspektive punesimi - Rinia ne Greqi po perjeton kohet e krizes financiare. Greqia ka nevoje per me shume ndihma financiare qe te mos behet e paafte per te paguar, thone komisioni i BE-se, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja. Por pa perspektive jane sidomos greket e rinj
Muzike, internet, facebook, keshtu e kalon kohen Eva. Jo gjithmone, por gjithmone e me shpesh. Per diskoteka, bare ose taverna 26 vjecarja nuk ka te holla. Eva ka mbaruar shkollen e larte per edukatore ne vitin 2008, por deri tani ka punuar vetem here-here dhe vazhdon te banoje ne shtepine e prinderve ne Selanik. “Nuk eshte ndjenje e bukur. Gjithe ate shkolle qe kam bere, te hollat qe kane harxhuar prinderit e mi per mua – gjithcka me kot. Kur mbarova studimet mendova se kisha kohe te kerkoja me qetesi dicka qe me pelqen me te vertete. Ndersa tani jam e gatshme te bej cdo lloj pune. Kur rri ne kafene me shoqerine, secili nga ne shfleton shpalljet e gazetave. Por, per ata qe kane perfunduar shkollen e larte nuk ka pune”.
Nje kafene ne periferi te Selanikut. Eshte pasdite vone dhe ketu jane mbledhur disa te rinj qe bisedojne me njeri-tjetrin dhe luajne me letra. Keshtu ata i shmangen hapesires se ngushte neper shtepia. Qendra te rinjsh, sic ka ne cdo lagje te Gjermanise, ketu nuk ka. Me ore te tera ata rrine ulur aty me nga nje kafe apo limonade perpara, per me shume nuk u dalin parate e xhepit. Maria sherben si kameriere. Studentja e politologjise fiton 5 euro ne ore. «Une ketu punoj tre-kater dite ne jave. Atmosfera eshte e kendshme dhe ne themi shyqyr qe kemi pune. Me parate qe marr ketu u heq nje barre prinderve. Ata nuk kane nevoje te me dergojne me para shtese per studimin. Une e kuptoj gjendjen e tyre dhe dua t'u deshmoj qe mund te llogarisin me mua”.
“Lume” papunesie
Kuota aktuale e papunesise ne Greqi arrin deri ne 16%. Tek te rinjte deri ne moshen 24 vjecare kuota e papunesise ajo eshte dyfish me e larte. Asnjehere ne kete vend rinia nuk ka qene kaq e shkolluar dhe nga ana tjeter me kaq pak shanse sa sot.
Shoqja e Maries Aleksandra studion per infermieri. Ne Greqi ky eshte nje profesion qe mesohet ne shkolle te larte profesionale. Prinderit e saj para disa vjetesh kishin bere nje sigurim, me te cilin tani ajo financon studimet. Fatmiresisht, sepse ajo studion ne nje qytet tjeter. Por edhe Aleksandra punon here pas here. Dhe ajo nuk guxon te enderroje per te ardhmen. “Prinderit tane kishin mundesine te ndertonin ndonje gje. Ata mund te benin dicka per femijet e tyre, t'u linin atyre dicka, nje banese, nje makine. Ata i kishin kushtet, kishin pune. Ne do te jemi te lumtur ne se te ardhurat do te na dalin per t'u ushqyer."
Prinderit nuk jane me ne gjendje t'i ndihmojne femijet – por ata nuk jane te pakenaqur me ta. Perkundrazi. Ndersa ne familjen e njeres babai paguhet vetem nje here ne disa muaj, ne familjen e tjetres prinderit fitojne aq para sa per te mbetur gjalle. Keshtu qe bijat kujdesen qe te mos kene shume kerkesa. Kush do t'i paguaje te gjitha? Por as demonstratat nuk jane zgjidhje, shtojne 20 vjecaret Maria dhe Aleksandra.
Bojkot vote
Mos dalja ne votime, po shnderrohet ne nje forme proteste kundrejt politikes. Maria pohon: “Une nuk dal ne rruge per te luftuar per te drejtat e mia, por une nuk shkoj me ne votime, kjo eshte protesta ime. Ne rruge dominon anarkia e kete une nuk e dua. Nuk jam une nga ato qe thyen vitrina e pengon njerezit te shkojne ne pune, qe ndezin shtepi dhe vetura. Jo”. Kurse Aleksandra ia pret: “Edhe kur del te protestosh ne menyre paqesore – gjithmone ka njerez te dhunshem qe perzihen me demonstruesit. Edhe gjithmone ashtu perfundon”. Ndersa Eva, e cila e kalon kohen ne shtepi para kompjuterit, po mendohet te dale ne protesta. Ajo ende nuk iu eshte pergjigjur asnjeres prej mijera thirrjeve te Facebook-ut, por sheh se e vetmja rrugedalje nga kjo gjendje eshte qendresa e vete-organizuar. «Une dua ta shpreh hapur pakenaqesine time me shpresen se do te me degjojne. Se bashku me te tjeret, te riun dhe te vjetrin, te gjithe ata qe nuk kane parti ne sfond dhe te gjithe se bashku. Se ne jemi ne buze te gremines. Ajo qe mbetet eshte ose te bejme se bashku nje hap pas, ose te marrim hov e te rrezohemi”.
Emigracioni si rrugedalje
Eva nuk ka besim tek partite ne vend. Ato vecse bejne premtime boshe qe nuk i realizojne dot, thote ajo. Keshtu per shembull, te gjitha partite kishin deklaruar ne te kaluaren me plot gojen se do te shohin punen e jo mikun. Ndersa tani ata sherbejne vetem klientelen e tyre. Eva nuk shikon drite ne fund te tunelit. Tani ajo po permireson njohurite e anglishtes se ku i dihet se per cfare mund t'i duhen.
«Masat e marra nga qeveria deri tani nuk kane sjelles sukses. Ajo nuk duket se ka ndonje plan B. E tani une duhet te mendoj per planin tim B. Une po mendohem te shkoj jashte shtetit. Me pare kisha frike te largohesha nga shtepia, larg shoqeve dhe rrethit tim. Por tani mund ta perfytyroj shume mire”.