E Diel, 1 Nëntor 2026

"Traviata", historia e kurtizanes qe flet shqip Izaura Ndoj

Historia e kurtizanes me nje fisnik eshte ngjitur mbreme ne Teatrin "Metropol". Nje nga operat me popullore italiane dhe nje nga me te njohurat e kompozitorit Giuseppe Verdi, eshte ngjitur per here te pare ne skenen "Shekspir". Premiera e operes ka zgjedhur te mahnit publikun me aktin e fundit, qe eshte pendimi i Alfredos, kthimi dhe vdekja e Violetes. Muaj me pare gjate prezantimit te repertorit te Teatrit "Metropol" eshte theksuar se do te ngjiten edhe opera. Por a eshte kjo nje perballje dhe nje sfide ndermjet Teatrit te Operes dhe Baletit, Akademise se Arteve nga regjisori Shyqyri Caushaj, ne bashkepunim me koncertmaestrin Ingrid Pulizo, te cilet sjellin per here te pare ne skenen e Teatrit "Metropol" nje nga kryeveprat qe ka sfiduar me dinjitet regjisoret me te njohur boteror, por qe kane premtuar te sjellin nje tjeter imazh te vepres operistike. Ne rolin e heroines, Violeta Valery, interpreton sopranoja e re Emiljana Palushaj, ne rolin e Alfredo Germont, te dashurit te Violetes, tenori Elson Braha, ne rolin e babait te Alfredos, Giorgio Germont interpreton Solen Alla, ne te doktor Grenvilit, Armando Likaj dhe te Anines, Lindita Kola. Sot, opera "La Traviata" eshte bere jashtezakonisht popullore dhe eshte nje lende standarde e repertorit te skenave operistike me te njohura te botes dhe po prek dhe skenen me te re "Shekspir". Permes kesaj prove, Teatri i Metropolit tenton t'i jape kryeqytetit nje skene alternative operistike, sigurisht i pakrahasueshem me Teatrin e Operes dhe Baletit apo Akademine e Arteve, por me shume gjasa me nje frekuentim te mire.

Sipas regjisorit Caushaj kjo opera eshte konceptuar si nje prove operistike e cila serviret para publikut ne menyre moderne dhe jo me shandanet e medhenj, me aristokratet, me dorashkat apo me fustanet e medha klasike. "Traviata" e Verdit eshte nje opera shume e famshme ne bote, e cila eshte bazuar ne vepren "Zonja me kamelie" e Alexander Dyma. Behet fjale per nje histori te nje kurtizaneje, e cila dashurohet me nje fisnik, por i ati i djalit e pengon dashurine e tyre. Regjisori tregon se e vecanta e vepres qe vjen vetem me aktin e trete, qendron ne faktin se ne te gjitha operat Alfredo vjen dhe Violeta vdes ne krahet e tij, ndersa pohon se kur ka lexuar librin ka vene re se ajo vdes vetem dhe ai shfaqjen e ka trajtuar si nje enderr qe shikon Violeta ne gjume. Vepra qe erdhi per here te pare ne Metropol, "Traviata", sipas regjisorit qe nga emri do te thote e rrenjosur ose e kalbur dhe behet fjale per shoqerine e kalbur qe na rrethon dhe na kalb te gjitheve pak nga pak. "Tematika e vepres eshte e mbeshtetur tek paragjykimet e kohes. Violeta ne fund iken drejt qiellit dhe nuk bie ne toke, pra ketu eshte dhe mesazhi, qe shoqeria e kalbur qe na rrethon mund te na marri gjithcka por vetem shpirtin jo, sepse ai do te fluturoje i lire pergjithmone, s'na e prekin dot", pohon regjisori i "Traviates". Opera "La Traviata" ben pjese tek e ashtuquajtura sipas historise se muzikes triologji popullore, ku bejne pjese tre operat "Il Trovatore", "Rigoletto" dhe "La Traviata", te cilat jane tre operat me te shfaqura ne bote. Ne qender te vepres eshte kurtizania Violeta Valery, qe per hir te dashurise me fisnikun Alfredo Germont, braktis jeten prej kurtizaneje. Dashuria e tyre percahet nga i ati i Alfredos Giorgio Germont, i cili donte nje te ardhme me te mire per te birin. Violeta mbyt dashurine e saj, duke sakrifikuar veten, gje e cila e semur ate shpirterisht dhe fizikisht. Dhe ne kete akt te trete ajo eshte ne fundin e jetes se saj. Ne momentin kur Violeta mendon se ka marr fund cdo gje, Anina i jep lajmin e gezueshem per ardhjen e Alfredos. Takimi i tyre eshte pika kulmore e shfaqjes. Alfredo ndihet ne faj per gjendjen qe i ka shkaktuar Violetes dhe i premton asaj nje jete me te mire. Te dy "dehen" per nje cast nga imazhi i nje te ardhme te bukur larg Parisit. Por kthimi ne realitet eshte i shpejte, per shkak te shendetit te saj te brishte. Ne castet e fundit te jetes se saj hyn i ati i Alfredos, zemren e te cilit e ka pushtuar pendimi. Violeta therret Alfredon prane vetes, i jep amanetin e fundit per femren qe do ta zevendesoje dhe i premton se do te lutet nga parajsa per ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›