E Diel, 1 Nëntor 2026

Militantët ankohen, Topalli nuk lavdëron më Berishën

TIRANE- Militantët e PD-së në qarkun e Shkodrës kohët e fundit kanë një merak të madh pasi nënkryetarja e partisë Jozefina Topalli nuk po e
lavdëron si dikur liderin Sali Berisha. Ishin mësuar që kudo ku dilte para mediave, znj.Topalli para se të përshëndeste simpatizantët në takim përshëndeste kryeministrin Sali Berisha edhe nëse nuk ishte i pranishëm në aktivitetet e saj.

Por për çudinë e tyre krye0arlamentarja që kur doli lista e re e kandidatëve për deputetë të qarkut të Shkodrës, Topalli nuk i referohet shumë shpesh z.Berisha, madje gjithnjë e më rrallë. Ndaj një grup simpatizantësh të PD-së në Shkodër kanë vendosur të thërrasin në një takim urgjent dhe larg syve të ligj, znj.Topalli dhe t’i kërkojnë asaj që të ulërasë sërish për liderin e PD-së Sali Berisha.
(m.a/summer pages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›