E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët kthehen për të votuar: Biletat i kemi marrë falas nga partitë politike

KAPSHTICE- Afrimi i ditës së zgjedhjeve ka rritur ndjeshëm edhe fluksin e emigrantëve në pikën kufitare të Kapshticës të cilët kthehen në atdhe për të votuar. Kanë qenë qindra emigrantë të organizuar me autobusa, të cilët kanë hyrë në Shqipëri përgjatë orëve të vona të natës dhe mëngjesin e kësaj të premteje për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës. Emigrantët kanë treguar për mikrofonin e News 24 se shpenzimet e udhëtimit janë mbuluar nga dy subjektet e mëdha politike

"Jemi te lumtur qe do ushtrojmë të drejtën e votës. Dhe na vjen mirë që partitë politike kanë menduar për shpenzimet e udhëtimit. Unë jam nga Librazhdi dhe kam marrë një biletë falas nga një prej subjekteve politike, është biletë vajtje ardhje, ndaj dhe po vij në vendlindje të votoj. Ndryshe nuk do i kisha mundësitë edhe pse do doja vërtet të jepja votën time',- tha një prej emigrantëve.

Sipas autoriteteve në pikën kufitare të Kapshticës, fluksi i emigrantëve pritet të rritet më shumë në orët në orët në vijim ndërsa janë marrë të gjitha masat për përballimin e fluksit nga policia kufitare.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›