E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: 100% e pamundur aleanca me Berishën pas zgjedhjeve

TIRANË-Kreu i LSI, Ilir Meta tek Artur Zheji në emisionin “360 Gradë” të enjten në mbrëmje ka folur mbi temën “Sfidat e Ilir Metës".
Kreu i LSI theksoi se procesi zjedhor në Kukës kërcënohet nga Ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Sipas Metës, ministri ndjehet i kërcënuar nga rezultatet në Kukës ndaj ka angazhuar forca të SHISH, SHKB, efektivë të thjeshte, FNSH me një mision, presion përfaqësuesve të LSI. Meta nuk ngurroi që nëpërmjet emisionit “360 Gradë” ti bëjë një apel Presidentit lidhur me këtë cështje. Kreu i LSI komentoi bashkëqeverisjen me Berishën, si do të qeverisë në koalicion me Ramën dhe qëndrimin e tij për zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm.

Një nga cështjet që akuzuat dhe sot nga Berati ishte rruga në jug, aksi i jugut. Pse nuk u bë Boshti i Jugut në këto katër vite z. Meta?
Sepse nuk ka pasur një vullnet real për të mbështetur Qarkun e Beratit dhe së dyti dihet që politikat e kësaj qeverie kanë pasur si komponent të tyrin kryesor një eufori dhe një populizëm që e ka bërë të pamundur një menaxhim racional të buxhetit të shtetit. Nuk është se po akuzojmë thjesht se pse nuk u bë Boshti i Jugut sepse është një vepër madhore. Këtu bëhet fjalë që rruga e vjetër Lushnje-Berat është ende në një gjendje të skandaloze. As mbushja e gropave nuk është bërë. Është e pafalshme se si është lënë pas dore në këtë mënyrë Qarku i Beratit. Jo vetëm z. Naço por edhe deputet e tjerë kondicionuan votën e tyre por buxhetit me vendosjen e fondeve për Beratin, të cilat u vendosën por nuk u përdoren.
Është hedhur pak asfalt?
Po këto 2-3 javët e fundit për fushatë, por është turp që nuk është bërë.
Pse s’u bë rruga?
Sepse janë hedhur lekët për lobim në SHBA, për kompaninë ‘Podesta’
Si mund ta krahasoni fushatën e sotme me vitin 2009?
Janë dy gjëra të ndryshme për shkak të kohëve të ndryshme, për shkak të raporteve të ndryshme. Kjo fushatë natyrisht që ka vështirësitë dhe sfidat e saj, por në çdo rast Lëvizja Socialiste për Integrim hyn pas dy eksperiencave elektorale të rëndësishme, të 2005-ës dhe të 2009-ës, pa llogaritur këtu zgjedhjet vendore. Dhe ajo që është më e rëndësishmja në raport me dy zgjedhjet e tjera, në këto zgjedhje Lëvizja Socialiste për Integrim është për herë të parë pjesë e gjithë procesit të administrimit zgjedhor. Pra, përfaqësohet në të gjitha komisionet, në të gjitha qendrat e numërimit dhe komisionet zonale të cilat bëjnë shpalljen e rezultateve, që do të thotë se opozita hyn me një besim dhe me një garanci të plotë se vota e tyre është e paprekshme, por unë do të shfrytëzoj këtë pyetje për të dhënë një mesazh shumë më të gjerë, që ne me prezencën tonë do të jemi një garanci për të transparencën dhe integritetin e gjithë procesit zgjedhor dhe jo thjesht për të mbrojtur votën për LSI-në, por votën e çdo qytetari shqiptar ashtu sikurse atyre do tu thotë zemra për ta hedhur në 23 qershor. 
Më pelqen optimizmi juaj z Meta, por z Tavo nuk ndan të njëjtin optimizëm ku u ankua me të madhe ku z angjeli, ruli janë duke i vjedhur votat? Si qëndron e vërteta?
E vërteta qëndron se e majta e ka humbur në vitin 2009 për shkak të këtyre intrigave dhe mendoj se Gjirokastra këto i ka të qarta
Kush i gatuan këto intriga z. Meta ?
Të mos hyjmë në detaje. Dua të shpreh bindjen time është që z. Tavo ka mbështetjen e plotë të lidershipit të LSI-së, timen personale si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Absolutisht ai do të jetë një nga deputetët më të votuar dhe të konfirmuar. Natyrisht është e mira që të gjithë kandidatët për deputetë të të gjithë forcave të koalicionit të bëjnë një fushatë pozitive për veten e tyre, për programin e tyre, për partinë e tyre.
PS e ka të qartë kë ka kundërshtar në Gjirokastër?
Besoj se e ka të qartë, dhe do japin mbështetje për z Tavo.
Shumë tension, shumë presion, ja vlen politika?
Besoj se çdo profesion ka tension, sfida përkatëse, trazira, por ja vlen kur ke mbështetje dhe mbështetje në rritje.
Kanë lindur disa shqetësime dhe në rastin e Kukësit ku keni thënë se veprimet e z Noka, ministër i Brendshëm janë të paligjshme.
Vetëm një ministër i Brendshëm nuk mund të flasë në atë mënyrë. Tregon qartë se sa i rrezikuar është standardi i këtyre zgjedhjeve me këtë formim që ka ky ministër. Ai po e zhyt shumë keq PD-në në Kukës për arsye se qytetarët e këtij qarku e njohin mirë situatën atje. të gjitha këto ëndrra që shikon ministri janë si janë një frikë e madhe nga rezultati zgjedhor që ka ministri. Ai kërkon t’i paraprijë me presione dhe shantazhe të cilat janë të formave të ndryshme, u marrin makinat, ua çojnë në komisariat, u bastisen shtëpitë, pa asnjë lloj shpjegimi. U ndërpresin aktivitetin e tyre në mënyrë të padrejtë. Janë me dhjetëra dhe me qindra forca policie. Ky është një fakt i vërtetë të cilin e njohin edhe partnerët ndërkombëtarët. Kjo nuk e frenon dot angazhimin e LSI-së në Kukës dhe të opozitës për të arritur të gjitha ato objektiva të cilat tashmë janë bërë publike.
Ky është denoncim shumë i rëndë z Meta
Ky është realitet i rëndë dhe janë vënë në dijeni dhe ndërkombëtarët
Z Noka kërcënon nga ana tjetër me ligjin
Është një ton dëshpërues sepse LSI e njeh shumë mirë ligjin, por ai që nuk e njeh është ministri në fjalë dhe kjo është një gjuhë e tejkaluar. I takon viteve ’96. dhe Shqipëria sot është një vend i NATO që aspiron BE dhe i ka tejkaluar këto. Absolutisht që qytetarët e Kukësit e kanë marrë vendimin tyre. 
Cili është krimi që po ndodh në Kukës?
Krim është përdorimi i policisë, FNSH, SHISH për terror ndaj popullsisë. I bëj thirrje presidentit të Republikës që të tregojë angazhimin dhe përgjegjshmërinë e tij për të garantuar integritetin e këtyre institucioneve të cilat duhet të jenë vetëm në shërbim të ligjit. Të gjitha këto janë presione të dëshpëruara.
Si do reagojë Nishani, se është president dhe në sajë të votës suaj?
Duhet të reagojë si president i Republikës...
Në qytete të tjera ka situata të tilla analoge?
Kukësi është rasti më ekstrem se këtu nuk vihet në pikëpyetje çështja e një mandati apo një barazimi që pritet të ndodhë në Kukës, por këtu ministri i Brendshëm ndjehet i sfiduar në atë bahçen e vet si e konsideron ai Kukësin, ndërkohë që kuksianet, hasjanët dhe tropojanët nuk mund të jenë pronë të askujt. Ata njerëz krenarë. Dhe sa më shumë t’u bësh presion aq më shumë ndëshkohesh prej tyre. Vendosja e z. Noka ka qenë një nxitim sepse dihet se sa i rëndësishëm është standardi i zgjedhjeve. Roli që ka ministria e Brendshme është i rëndësishëm, por dihet militantizmi ekstrem e tij, dëshira për të treguar një devotshmëri ndaj Doktorit, por dhe gabimet që do bëjë që nuk do ndihmojnë Doktorin, por prapë flamuri do e pësojë. Unë besoj se i prish punë doktorit. Por kjo dëmton edhe imazhin e zgjedhjeve prandaj forma të tilla duhet të mbeten jashtë eksperienca të tilla. Policia duhet të zbatojë ligjin, kandidatët duhet të zbatojnë ligjin, por është turp që të ndalohet djali i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, thjesht se babai i tij është pozicionuar me LSI.
Po në qarqe të tjera?
Roli që ka ministria e Brendshme është i rëndësishëm, por dihet militantizmi i madh i Nokës, dihet devotshmëria ndaj Doktorit, por dhe gabimet që do bëjë që nuk do ndihmojnë Doktorin, por prapë flamuri do e pësojë. Unë besoj se i prish punë doktorit, kjo dëmton imazhin e zgjedhjeve prandaj formant ë tilla duhet të mbeten jashtë eksperienca të tilla, kandidatët duhet të zbatojnë ligjin, por është turp që të ndalohet djali i kryetarit të bashkisë së Kukësit se babai i tij është pozicionuar me LSI. I kanë dalë 20 veta me automatike
A ka pasur ndonjë denoncim tjetër përvec këtij?
Janë bërë sipas ligjit por ne nuk humbasim qetësinë ndaj këtyre veprimeve antiligjore të ministrit. Ka shqetësime, ka tensione por Kukësi po kthehet në një vatër të ndezur dhe pakuptim se njerëzit duhet të shprehin qëndrimin e tyre larg presioneve. 
Ambasadori Sequi ka thënë se ka akoma kohë që mund të korrigjohet KQZ-ja. Mendoni se kjo është një thënie që ka një kuptim apo mundësi për tu zbatuar në terren, apo është për hir të një qëndrimi, mund të themi?
Është një dëshirë, angazhim, përpjekje për të përmirësuar, që të arrihen standardet maksimale të zgjedhjeve. Ne ndjehemi shumë të qetë, sepse opozita është e përfaqësuar në të gjitha nivelet dhe jemi të sigurt për garantimin e integritetit të këtij procesi.
Duket sikur në fushatë garojnë 3 kandidatë për kryeministra, Rama, Berisha dhe Meta. Mund të na e shpjegoni, është një perceptim i gabuar?
Kemi dy koalicione. Brenda koalicionit për Shqipërinë evropiane kemi një larmi më të gjerë. Ashtu sikurse kemi shumë elementë të përbashkët, kemi dhe dallime këndvështrime të ndryshme që janë bashkëplotësuese. 
Cili është komenti juaj në lidhje qe keni me ndasitë me PS për taksën progresive?
Pa dashur të hyj në çështje shumë konkrete të programit të PS, unë mund të sqaroj se LSI ka dy kollona kryesore të gjithë programit të saj. E para është një ristrukturim i gjithë modelit tonë ekonomik që duhet bazohet përmes atyre reformave të cilat risin prodhimin në vend, me qëllim uljen e importeve, rritjen e eksporteve dhe konsolidimin e një ekonomie të shëndetshme dhe konkurruese, që garanton vende të reja pune dhe të qëndrueshme dhe afatgjata. Dhe kollona e dytë e gjithë programit tonë është punësimi. Pra, çdo politikë tjetër ne e shohim në funksion të punësimit. E para rritja e prodhimit në vend dhe e dyta është punësimi, edhe politikën në fushën e arsimit, edhe politikën në fushën e taksave ne e shikojmë në funksion të punësimit. Për ne prioritare është që sipërmarrjet vendase, të huaja, të jenë të interesuara për të vazhduar, për të investuar në Shqipëri, për të zgjeruar aktivitetet aktuale dhe njëkohësisht për të ardhur investitorë të tjerë. Sepse, pa këtë gjë do të jetë e pamundur të arrihen këto objektiva që ne kemi për të zhvilluar ekonominë tonë, për të rritur prodhimin këtu, shërbimet e kështu me radhë dhe mbi të gjitha nuk do të arrijmë dot të krijojmë vende të reja pune.
Ju jeni forcë politike e majtë si PS, në këtë vend ka një polarizim ekonomik. Ka njerëz që kanë shumë asete, nga ana tjetër ka njerëz që u luten shitësve për ushqime. A ka nevojë për një rregullator?
Absolutisht që po për këtë rregullator. Dhe unë jam i bindur që dallimi kryesor midis nesh në tërësi dhe alternativës së Berishës është pikërisht te roli rregullator i shtetit, tek politikat mbështetëse konkrete, te incetivat që shteti dhe qeveria duhet të bëjnë përsa i takon programeve të tilla të cilat nxisin sipërmarrjen për shtuar vendet e reja të punës dhe jo ta trishtojnë atë për ti ulur vendet e reja të punës me qëllim ulejn e kostos dhe garantimin e jetesës e kështu me radhë. Por, absolutisht nuk ka më të efektshme për të zgjidhur problemet sociale në familjen shqiptare, në komunitet, në shoqëri, është rruga e punësimit. Nuk është as rruga rritjes së ndihmës ekonomike.
Taksa progresive sikur është një taksë politike në fakt?
Ky është problemi që ne nuk duhet të përqendrohemi te zgjidhjet ideologjike. Ne duhet të përqendrohemi te qeveria që zgjidh problemet kryesore që ka vendi. Dhe problemet kryesore që sot ka vendi janë; një ekonomi që rritet, sepse jemi në prag të rënies. BERZHI e theksoi shumë qartë që Shqipëria për tre muajt e parë të këtij viti u rrit vetëm 0.5%. Pra, është shumë pranë recensionit, që do të thotë zero investime publike, të shkurtohen pagat, të shkurtohen pensionet e kështu me radhë. Dhe nuk mund të kalohet kjo situatë pa krijuar një klimë më miqësore ndaj biznesit, pa krijuar një klimë më miqësore ndaj sipërmarrjes sepse në fakt rritja do të jetë shumë e vështirë edhe për shtetin për të siguruar të ardhura më të mëdha në të ardhmen. Pra, nuk duhet të ecim me të mendimin se, në këtë vend pasuria e dikujt është një problem për shoqërinë, por e rëndësishme është se si kjo pasuri të kthehet në një të mirë të përbashkët. Ne flasim për një shoqëri e cila synon të harmonizojë interesat, të krijojë një kohezion social, të krijojë një paqe sociale. Dhe nuk flasim kurrsesi për një shoqëri e cila bazohet në një antagonizëm social. Në këtë drejtim duhet të kemi parasysh se 85 për qind e të punësuarve janë si rezultat i këtyre personave që ju i ekspozoni në mënyrë figurative. Por që unë njoh shumë prej tyre, të cilët edhe paragjykohen, por kanë punuar dhe sakrifikuar shumë, kanë qindra njerëz në punë, kanë kredi, shteti u ka borxhe pa paguar, u ka TVSH-në të parimbursuar, janë të bllokuar në procese dhe absolutisht përpiqen që të mos heqin asnjë punëtor nga puna, pavarësisht se vetë në një situatë mjaft të vështirë, sepse kanë krijuar një lidhje të tillë edhe sociale, edhe njerëzore saqë mua shumë prej tyre nuk më duken kaq edhe pashpirt, siç i paraqisni ju.
Kjo shoqëri është shumë e kapitalizuar, erdhëm në një kapitalizëm shumë agresiv, shumë primitiv. A nuk do të zbutet kjo që të kemi një shtresë të mesme?
Absolutisht që kjo gjë do të zbutet dhe do të zbutet pikërisht në këtë mënyrë, përmes ristrukturimit të ekonomisë, përmes rritjes së biznesit të vogël dhe të mesëm, përmes zhvillimit të plotë të vendit, përmes modernizimit të bujqësisë dhe ringritjes së gjithë sistemit të agroindustrisë, përmes krijimit të këtyre parqeve industriale për të krijuar gjithë ato lehtësi që investitorë vendas, të cilët kanë nevojë për terrene, për infrastrukturë të gatshme sepse kanë projekte apo të huaj që duan të zhvendosen në Shqipëri, të vijnë, t’u krijohen lehtësira, të fusin njerëzit në punë dhe në këtë mënyrë do të zgjidhet problemi më i madh që ka sot shoqëria jonë që është ai i punësimit, por edhe shteti gradualisht do të arrijë të ketë gjithë ato të ardhura të domosdoshme që i duhen edhe për të financuar shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen sociale të kategorive më në nevojë.
Por si do bëhet biznesi kur z. Rama ka deklaruar gjatë kësaj fushate që do të ndërtojë një komision të posaçëm për verifikimin e licencave të biznesit? Apo për rastin e privatizimit të katër HEC-eve të vogla që me ardhjen në pushtet do të anulojë apo do asgjësojë këtë proces privatizimi.
Kjo deklaratë duhet kuptuar dhe mbi bazën e informacionit që dikush merr. Sepse edhe z. Berisha deklaroi për TEC-in e Fierit para se të vinte në pushtet se do ta mbyllte e kështu me radhë por kjo gjë nuk ndodhi pavarësisht se ai nuk ishte efecient. Transparenca nuk ka asnjë gjë të keqe asnjëherë dhe nuk duhet të shërbejë asnjëherë si presion ndaj sipërmarrjes. Por, transparenca në çdo rast, për mendimin tim, është e shëndetshme. E rëndësishme për ne është të ecim më shpejt në drejtim të ristrukturimit të ekonomisë.
Si do të mund ta rimëkëmbi ekonominë shqiptare ?
Unë mendoj se ekonomia jonë i ka të gjithë mundësitë të rimarrë veten në një kohë shumë të shpejtë. Së dyti, jam i bindur që dialogu me bizneset, me sipërmarrjen do të jetë vendimtar për të gjitha politikat që do të ndiqen pasi pa këtë partneritet midis qeverisë së ardhshme dhe biznesit vendi nuk mund të ecë më shpejt në rrugën e progresit. Qeveria dhe biznesi nuk janë kundërshtar dhe armik me njëri-tjetrin. Përkundrazi janë partnerë dhe e kanë të domosdoshme këtë bashkëpunim dhe këtë mbështetje reciproke në funksion të së mirës publike dhe njëkohësisht të stabilitetit të vendit dhe të zhvillimit të tij. Sepse kjo është një domosdoshmëri për të arritur objektivat të përbashkëta.
Si do të mund të jetë komplementar programi juaj dhe ai i zotit Rama pas 23 qershorit? Dhe si do të mund të zhvillohen sektorët ekonomikë në vend?
Ne vazhdojmë dhe importojmë në mënyrë ekstreme ushqime produkte të cilat janë prodhuar në Shqipëri, dhe të cilat duke u prodhuar përsëri në Shqipëri. Ata do të bëjnë të mundur që ne të arrijmë të krijojmë një industri të vërtetë të bujqësisë e cila do të rrisë shumë vlerën e produkteve aq më tepër të atyre që përpunohen. Do të krijojë mundësi për punësim. Do të krijojë mundësi për rënien e importit, mundësi për eksporte. Sot ne kemi gjithë ata fermerë në Divjakë dhe në shumë zona të tjerë të Myzeqesë, të cilët kanë arritur të bëjnë investime me sakrifica të mëdha, eksportojnë nga tregjet më të shtrenjta në Evropë. Por, kjo duhet kthyer në një fenomen masiv që të mos i dërgojmë paratë jashtë për të blerë ato gjëra që ne i prodhojmë këtu. Këto para do ti marrin fermerët e Myzeqesë, do t’i marrin sipërmarrësit shqiptarë, ata që do të ecin përpara në gjithë industrinë agropërpunuese. Apo marrin rastin e mineraleve. Ne punësojmë punëtorë kinezë sepse e çojmë kromin si lëndë të parë badjava sepse nuk pasurohet këtu. Ndërkohë që edhe kromi dhe shumë minerale të tjera mund të pasurohen përmes ngritjes dhe nxitjes së fabrikave të pasurimit dhe atëherë do të dalë një produkt me një vlerë shumë të madhe edhe në tregun ndërkombëtar.
Ju si kandidat për kryeministër keni platformë tjetër..
Z Zheji e di që keni ardhur në formë duke më pritur mua. Vij nga Berati drejt e këtu, të mos u hyjmë këtyre bisedave. Ju gëzoni besimin tim të plotë, por nuk mendoj se kjo është më ë rëndësishmja. Më e rëndësishmja është se paratë janë këtu. Tek bujqësia

Do i rikthehemi dhe bujqësisë sepse sapo ju bëj një pyetje ju i riktheheni programit por do flasim dhe për Bujqësinë 

MESAZHET NGA SHIKUESIT NË NUMRIN E VENDOSUR NË EKRANIN E NEWS24
Erdhi momenti që të lexojmë disa mesazhe nga disa shikues. Janë të shumtë ata që na ndjekin. Ja cfarë shkruan njëri.
“Edhe pse me vonesë, dje e kishe pak të vështirë me Ramën, z Zheji, por Ilir Meta qenka fantastik”
Dikush thotë, “Z Ilir Meta si mund të veprohet me pensionistët për ata që kanë të ardhura të vogla
Meta:Në këtë rast mund të bëhet një politikë mbështetëse me pushtetin lokal. Përmes një politike të caktuar lokale. Një fond i vecantë për pensionistët. Dmth një fondi vecantë në rast se janë pa shtëpi për të gjetur një zgjidhje për banesa popullore me qera
Mesazh tjetër. “Përshëndetje nga Zvicra, desha të të bëj një pyetje pse PD është e korruptuar tani por pak më parë ju ishit në atë koalicion”
Meta: E ka perceptuar gabim, se këtë zgjidhje e zgjidh dhe shikuesi dhe drejtësia. Në rast se u shqetësua për ndërhyrje të policisë nuk mund të mos i denoncojnë se këto janë veprime që nuk nderojnë as demokratët në përgjithësi.
Mesazh tjetër, “Një pyetje kam për z Meta. Jam i verbër si mund të ndihmohemi me ndihma sociale?
Meta: Pa dyshim se kemi kategori të ndryshme, zgjidhja është përmes politikave sociale
Që janë?
Nga më të ndryshmet se këto varen nga kushtet më specifike
Mesazh tjetër: Jam punonjëse administrate, do na largojë z Meta kur të vijë në pushtet, unë jam demokrate”.
Meta: Absolutisht se kjo është e gabuar. Nuk mund të heqim njërën palë e të sjellimt tjetrën. Administrata duhet të jetë e funksionueshme.
Një mesazh, një person me emrin Ladi thotë “pse nuk tregoni për incidentin në Lezhë ku Monika u sulmua nga një kandidat i PS”
Meta: Nuk kam informacion të tillë...
Mesazh: "Jam nga Çepani, si ka mundësi që Shqipërinë do e çoni në Europë, por rrugët e Çepanit nuk janë bërë ashtu si duhet"
Meta: Nuk është vetëm problemi i Çepanit, janë shumë rrugë që nuk janë bërë si duhet. Nuk ka përfunduar rruga Berat Skrapar, rruga që ka pasur një rikonstruksion falë dhe një angazhimit tim në të kaluarën. Se ka shumë rrugë që duhen bërë, jo sic thotë doktori në fjalime.
Mesazh, “një pyetje kam, a ka koalicioni i majtë një emër kryeministër”, shkruan një qytetar nga Korça
Meta: Më e rëndësishme është se z Berisha nuk do jetë kryeministër pas ditës së dielë dhe kryeministri për Aleancën Europiane do zgjidhet sipas kushtetutës
Nuk mjaftohen me kaq përgjigje shikuesi
Kaq përgjigje kam, dhe unë individ jam... 

A do të rikthehen në punë ato njerëz që u pushuan pas prishjes së koalicionit me Partinë Demokratike?
Natyrisht që ato që janë hequr në mënyrë të padrejtë dhe në mënyrë politike do të rikthehen.
A ka koalicioni një emër për kryeministër?
Më e rëndësishme është që z. Berisha nuk do të jetë më kryeministër, pas ditës së djelë, pas votimeve dhe kryeministri i aleancës për Shqipërinë evropiane do të zgjidhet në respekt të kushtetutës së vendit dhe rregullave të demokracisë.
Përsa i përket temave rreptësisht me karakter ekonomik. Ju si e perceptoni Shqipërinë e sotme, një vend të varfër, nje vend gjysmë të varfër, apo një vend që po zhvillohet?
Një vend që rrezikon të shkojë drejt rënies dhe regresit, shumë larg potencialeve reale për një zhvillim më të shpejtë. Sepse ne nuk jemi një vend shumë i zhvilluar apo shumë i industrializuar i cili ka ezauruar mundësitë e tij dhe ka rritje gjithnjë e më të vështirë. Por, jemi një vend që kemi nevojë dhe hapësira pafund për zhvillim, për investime dhe në këtë drejtim ne kemi gjetur shumë të drejtë edhe sloganin tonë, shumë kuptimplotë që duhet të ecim më shpejt, sepse kjo eufori kur parametrat e ekonomike të vendit dhe të familjeve shqiptare dhe sociale vijnë duke u vështirësuar, duke u përkeqësuar absolutisht që çon drejt një situate shumë të rëndë dhe të pamerituar.
Cilat janë prioritetet e së majtës pas 23 qershorit, nëse fiton zgjedhjet? P.sh z. Berisha i ka tre kolona kryesore të strategjisë së tij; infrastruktura, Shqipëria një superfuqi energjetike, dhe lehtësimet fiskale për të rritur punësimin dhe rritjen e investimeve të huaja.
Lidhur me këtë të fundit, unë mendoj se kjo është tepër e vonuar. Është e kohëve të fundit, pavarësisht se edhe për këtë arsye ne kemi insistuar që në fillim edhe në përpjekjen tonë për të realizuar sa më shumë disa elementë të programit tonë të vitit 2009 për t’i kushtuar sa më shumë rëndësi politikave fiskale, që nxisin punësimin. Por, realisht nuk ka qenë kjo vëmendje kryesore. Mendoj se z. Berisha ka pasur dhe ka dy koncepte të gabuara në thelbin e vet, pavarësisht nga deklaratat që bën dhe aspiratat që shpreh. E para, që tregu zgjidh çdo gjë, dhe e dyta, që rrugët zgjidhin çdo gjë. Pra, në kuptimin që mjafton të bësh disa rrugë dhe kjo do të thotë që zhvillimi është realizuar automatikisht. Ndërkohë që nuk ndodh gjithmonë kështu. Rrugët jo domosdoshmërish sjellin progres ekonomik dhe social në rast se nuk ka politika fiskale, nuk ka politika konkrete, të cilat nxisin investimet, të cilat nxisin sipërmarrjet, të cilat hapin vende të reja pune. E kam përmendur disa herë rastin e Kukësit ku investimi më i madh që është bërë është rruga e Kombit dhe impaktin më të madh social dhe ekonomik që duhet të kishte, duhet ta kishte në qytetin e Kukësit. Sepse distanca e Kukësit nga Tirana u shkurtua nga 7 orë në 1 orë e gjysmë. Por, e vërteta është që rritur dhe gati është dyfishuar numri i familjeve që marrin asistencë sociale në qytetin e Kukësit. Atëherë i gjithë ky investim i madh në rrugë çfarë impakti solli për një qytet që duhet të përfitonte më shumë se çdo qytet tjetër. Ka më pak njerëz në punë dhe ka më shumë familje që marrin asistencë sociale se përpara katër vitesh. Ky është një fakt. Rruga ka ndikimin e saj, por absolutisht që në qoftë se nuk bëhet një politikë e menduar mirë ekonomike, fiskale e kështu me radhë, atëherë nuk sjell atë progres ekonomik dhe social të saj. Pra, padyshim janë bërë disa rrugë të rëndësishme që nuk kanë qenë në të kaluarën por absolutisht që këto rrugë nuk mjaftojnë që bujqësia të ketë atë rendiment që duhet të ketë, të ketë atë prodhim që duhet të ketë, të ketë atë zhvillim që duhet të ketë. Sepse kërkon një politikë të tërë që nga subvencionimi i farave, që fermerët tanë të marrin farërat më të përzgjedhura dhe jo të marrin farëra dosido, të cilat dështojnë pa e mbjellë mirë. Dhe në gjithë procesin që kemi thënë, në sistemin e grumbullimit, me magazinat frigoriferike që, në qoftë se fermeri nuk e shet dot domaten sot e nesër detyrohet ta hedhë në kanal, kur ai mund të gjejë një moment më të favorshëm për ta shitur, me industrinë agropërpunuese e kështu me radhë. Pra, është një sistem i tërë, politika të tëra që duhen ndjekur. Shumë mirë që u bë tuneli i Kalimashit. Unë kam qenë atje për ta inauguruar në vitin 2009. Nuk ka asgjë të keqe që u bë tuneli i Krrabës. Meqenëse ju përmendët problemin e varfërisë dhe aktualisht që ne jemi në një situatë problematike, për të mos thënë edhe shumë dramatike për shumë shtresa të shoqërisë për të cilat të ardhurat nga emigracioni kanë rënë në mënyrë drastike, problemi i punësimit është bërë gjithmonë edhe më i vështirë. Po të vazhdojmë me tunelet e në Shqipëri nuk mbarojnë kurrë sepse përveç Myzeqesë gjithë pjesa tjetër është malore, më saktësisht 2/3 e Shqipërisë janë male. Problemi është se ne sot duhet t’i krijojmë mundësi qytetarëve tanë që këtë situatë të vështirë ekonomike dhe sociale, e cila nuk do të jetë e lehtë edh për disa vite sepse kjo ndikohet edhe nga disa faktorë rajonalë ndërkombëtarë e kështu me radhë, në gjatë kësaj kohe do të menaxhojmë të gjitha resurset dhe të gjitha potencialet tona. Ne shqiptarëve kemi mundësi t’u ofrojmë punë sepse janë mundësitë për të gjithë. Duhet ë investojmë kryesisht në këtë drejtim. Kjo nuk ndo të thotë se nuk do të bëjmë punë, do të zhvillojmë partneritetin publik-privat sepse përmes buxhetit të shteti kjo gjë është e vështirë ta vazhdojë.
Pra, në strategjinë tuaj, duhen lëvizur kapitalet dhe investimet në buxhetin e shtetit në drejtim të bujqësisë dhe hapjes së vendeve të reja të punës dhe më pak për infrastrukturë...
Në infrastrukturë do të nxisim partneritetin publik-privat, pra duhet të nxisim koncesionet siç është për shembull dhënia e rrugëve apo veprave publike me koncesion.
Ndoshta nuk ka interes nga investitorët për këtë gjë apo ka munguar oferta?
Unë mendoj se gjendet mënyra për këtë gjë. Unë mendoj se burimet kryesore që ka vendi duet të alokohen sidomos në fushën e bujqësisë sepse Maqedonia e subvencionon 15 herë më shumë se sa ne bujqësinë pavarësisht se është sa 2/3 e Shqipërisë.
Në çfarë fushash i ka këto subvencione?
Me të gjitha, që nga inputet e me gjithçka. Këtu konsumohen vazhdimisht produkte maqedonase sepse ato dalin me një kosto shumë të lirë dhe domatet tona për shembull ngelin pa u shitur. Për një kohë derisa bujqësia të marrë veten ka nevojë për këtë mbështetje, sepse pastaj do të kthehet në një industri do të kthehet në një biznes për të gjithë që do të mbajë gjithë vendin jo vetëm fermerët. Pra ne kemi nevojë tani për të ecur në drejtim të këtyre politikave të cilat krijojnë vende të reja pune. Kjo mendoj se është kryesorja pikërisht tani. 
Bashkëqeverisja me PD kaloi, por kush do jetë diferenca në 23 qershor?
Duhet të kuptojmë se alternativa e z Berisha është bërë pengesë serioze dhe një shqetësim serioz në radhë të parë për demokracinë, për institucionet e pavarura, për zgjedhjet e lira dhë të ndershme dhe për të mos folur për probleme të mëdha ekonomike që ndeshet vendi dhe që është mungesë realizmi në radhë të parë dhe nëse kjo situatë do ishte pranuar më parë se Shqipëria një vend i prekur nga kriza, do kishte një reflektim. Por momenti ku ndodheshim tregon qartë se shërbimi më i mirë që Berisha mund ti bëjë vetes është të pranojë humbjen e tij, Ka qeverisur jo pak, për 8 vite, ka dhënë maksimumin që mund të jepte por natyrisht, Shqipëria kërkon një frymëmarrje tjetër dhe është bërë pengesë për shoqërinë demokratike. Prezenca e tij në media është tej normalitetit. Por një kryeministër duhet të jetë në krye të marrjes së vendimeve
Po z Rama dhe ai del në media
Por është kryetar opozite
Tani do e shohim gotën gjysëm plot? Edhe Berisha sjell bilance
Asnjë bilanc nuk e zbukuron dot situatën. Berisha nuk jep dot përgjigje me këtë, nuk është zgjidhje rritja e ndihmës sociale.
Pse ju me z Rama do i jepni zgjidhje?
Sepse ne kemi kurajo për ta zgjidhur, kurse Berisha u ikën problemeve. Kalon tek TAP, kaskada e Devollit dhe le problemet pas dhe kalon tek projekte të së ardhmes. Mendoj që shqiptarët kanë nevojë për gjëra konkrete
Por energjia është konkrete, infrastruktura janë konkrete
pavarësisht se cfarë mund të jetë arritur në këtë drejtim kjo nuk sjell një ndryshim të shpejtë, cilësor në gjithë këtë progres të thellë ekonomik, sociale. Kjo është një penelat elektorale...
Penelatat i bëjnë piktorët jo doktorët..
Epo ai do ta zbukurojë realitetin më shumë sec duhet.
Kurse piktori me stetoskopin e doktorit diagnostikon gjendjen e Shqipërisë, kurse doktori me penelin e piktorit bën realitet me ngjyra, e bukur kjo... 

Cili është problemi i zotit Gjinushi, thotë o kalë troje o më mirë Berisha kryeministër se Ilir Meta?
Unë di që të majtët e kanë kërkuar gjithmonë këtë bashkëpunim, janë të gëzuar. I vetmi i majtë që nuk është gëzuar është ky. Nuk di ta shpjegoj fare.
Si e shpjegoni z. Meta që Dritan Prifti mbledh votat në Fier kundra LSI dhe PS?
Asnjë votë nuk i ikën LSI në Fier. Nuk e di çfarë bën ai, di që votat e LSI do të shkojnë lumë në 23 qershor në Fier, në Lushnje, në Mallakastër.
Si shpjegohet që po mbështet PD në Fier z. Prifti? 
Nuk e di fare këtë gjë dhe nuk më intereson.
Në lidhje me mesazhet e z. Rama që shpërndahu në lidhje me deputet që do të marrë, dhe nuk e përmendte fare LSI. Vetë Rama deklaroi se kjo nuk është e vërtetë dhe është kodifikuar mesazhi...
Unë besoj se ndodh sepse e kam verifikuar në disa raste. Ekziston teknologjia që del numri juaj pavarësisht se ju nuk e dërgoni.
Z. Meta pa ju nuk bëhet koalicioni qoftë majtas qoftë djathtas?
Ne nuk jemi sepse na do dikush apo nuk s’na do dikush. Ne përfaqësojmë vullnetin e atyre që na besojnë, që na përkrahin, që ndajnë me ne të njëjtat ide dhe të njëjtat projekte për të ardhmen. Ne jemi një realitet siç janë dhe të tjerët realitete dhe në politikë, politika në mëson që duhet bashkëpunuar për të mirën e të gjithëve.
Votat që merrni ose i keni në rritje ose konstante. Si është e mundur që keni një votues kaq besnik ndërkohë që keni pasur si në rastin e vitit 2009 një presion ndoshta edhe një grabitje të madhe ndaj LSI-së?
Kjo i dedikohet misionit të LSI-së, e cila erdhi në jetën politike për ta bërë atë më demokratike dhe unë mendoj se jeta politike në Shqipëri, pavarësisht shumë problemeve që ende e shoqërojnë, me LSI-në në skenë është bërë më dinamike, më interesante, është bërë më e emancipuar. Janë thyer shumë tabu. Kemi shumë risi. Ka një frymë tjetër kompromisi. Kjo nuk është në mënyrë të qëndrueshme por këto erëra kanë fryrë dhe fryjnë vazhdimisht. LSI pasqyron një vullnet të qytetarëve shqiptarë për të pasur një alternativë për të shprehur pikëpamjet e tyre, mendimet e tyre, por edhe një tribunë për t’u afirmuar të rinj, intelektualë, të cilët që e kanë pasur të vështirë në forcat e tjera politike.
Pse asnjë nga partitë e mëdha nuk fiton dot e vetme në mënyrë dominuese? Keni që nga viti 2005 që dominoni qeverisjen.
Ne nuk mund të themi asnjëherë populli shqiptar ka gabuar në zgjedhje, pavarësisht nga ndikimi i politikës tek vullneti dhe rezultati i zgjedhjeve. Por, ajo që mund të them nuk është problemi se një parti e vetme nuk mund të ketë shumicën. Edhe mund ta ketë. Por, eksperiencat e kanë treguar që këto shumica kanë qenë pa asnjë lloj mekanizmi ekulibrues apo rregullator dhe kanë sjellë një arrogancë të madhe në vendimmarrje. Besoj se kjo është një votë e mençur. Është një votë për të pasur një rregullator në politikë, për të evituar sado të jetë e mundur atë konfliktin e ashpër, dhe pa kuptim. Por, kjo ka të bëjë me stadin e demokracisë së partive të tjera. Në rast se do të ishin edhe më demokratike dhe më gjithëpërfshirëse edhe mund të arrihej një shumicë e një partie të vetme.
Si e cilësoni rolin e LSI-së në rastin e zgjedhjes së presidentit?
Ne i bëmë përpjekjet maksimale po të kemi parasysh se edhe situata ishte mjaft e brishtë, ku nga njëra anë kishim Partinë Demokratike e cila kishte shprehur qartazi vullnetin për të pasur një president të sajin dhe lidershipin e Partisë Socialiste që kërkonte të arrinte maksimumin nga ky proces, që nuk është gjithmonë e lehtë kur je në opozitë arrish maksimumin. Pra, ajo që është më e mundshme është kompromisi. Roli ynë ishte për të gjetur zgjidhjet për një president konsensual, i bënë ato përpjekjet tona, por natyrisht që nuk e kishim vetëm ne në dorë këtë çështje. Dhe në momentin kur ishim para një situate, kur mendoje të çosh vendin në zgjedhje pse nuk u zgjodh presidenti në një kohë kaq të shkurtër se çfarë shqetësimesh, kontestimesh dhe pasojash mund të kishte kjo në një plan afatgjatë. Ndaj edhe ne pranuam atë zgjidhje me mendimi që stabiliteti i vendit për momentin ishte më i rëndësishëm. Vumë re me kalimin e kohës që kjo zgjidhje po përdorej për të përqendruar pushtetet e disa institucioneve të pavarura nga ana maxhorancës aktuale. Dhe natyrisht që kjo çështje mori një drejtim jo të papritur, të parashikuar që kishte të bënte me ekuilibrin e ri politik.
Janë edhe shumë emërtesa dhe dekretime të presidentit të Republikës sepse ju në fillim të këtij emisioni për ngjarjet në Kukës, ju përmendët z. Nishani. A besoni se z. Nishani do ta marrë dhe do ta dëgjojë apelin tuaj?
Unë shpresoj që të reagojë sepse këtu kemi të bëjmë me standardin e zgjedhjeve dhe standardi i zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm për të gjithë vendin, është e rëndësishme edhe për besueshmërinë e Presidentit të Republikës, siç është edhe besueshmëria e shumë institucioneve të tjera. Sepse në fund të fundit është një garant në shumë aspekte, ka një ndikim në shumë institucione.

Ju deklaruat se forcat e SHKB-së, forcat e Policisë se po krijojnë shantazhe dhe presion 72 orë përpara procesit elektoral. Po ditën e zgjedhjeve, po pas tyre? A mendoni se ky alarm që ju ngritët do të receptohet nga Presidenca e Republikës?
Unë shpresoj se po, sepse nuk besoj se presidenti i republikës pavarësisht se kush e ka propozuar dhe cilat kanë qenë raportet e tij politike në të kaluarën, do të dëshironte që të komprometohej një proces zgjedhor për shkak të mosndërhyrjes së tij.

LEXIM MESAZHESH
“Ju i referoheni rrugëve, Rruga e Kombit mund të quhet rruga e kobitg për shkak të aksidentet, pyeteni Metën thotë zotëria, ca qëndrimi do mbajë qeveria e re ndaj rrugëve dhe sigurisë rrugore”
Meta: Patjetër, janë të dyja shumë të rëndëisishme se e para lidhen me jetën e qytetarëve dhe pjesa më madhe e rrugëve nuk plotësojnë standardet. Rëndësi ka dhe mirëmbajtja, por dhe dëmtimet janë shumë të mëdha, nxitimi. Përpjekjet për të bërë gjërat me aksion dhe tuneli i Kërrabës, një nxitim për të kapur momentin elektoral. Politika e rrugëve është quajtur si e karakterit populist

“Z kryeministër ia vlen për kryeministër, e ka të sigurt këtë vend, respekt”
Meta:Ne jemi në radhë të parë në një koalicion të përbashkët atë të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe angazhimi ynë kryesor dhe vendimtar është që Shqipëria pas 23 qershorit nuk ka si qëllim të heqë njërën palë dhe të vejë një tjetër. Por të bashkëpunojë me institucionet për cështje të ndryshme, në mënyrë që politikat tona të jenë të qëndrueshme dhe aktuale. 

Kalojme tek pyetjet z Meta. Pak para se ju të vinit në këtë studio, Rama tek kolegu Fevziu tha se nëse e majta fiton zgjedhjet, do anulonte vendimin e z Basha për bulevardin e Paskuqanit, mendoni që një gjë e tillë është e tolerueshme konstruktive?
Nuk mund të flas me kompetencë të plotë se nuk kam qenë kryetar Bashkie dhe nuk kam njohuri për këto cështje, por për ne është e rëndësishme që të ketë një frymë bashkëpunimi në qeverisjen e ardhshme. Një bashkëpunim në të mirë të qytetarëve se Tirana është e të gjithëve, se të gjithë paguajnë taksa për një Tiranë më të mirë, duhen menaxhuar në mënyrë transparente dhe të dobishme dhe mendoj se do të ecet në frymën e bashkëpunimit.
Por ai thotë do e devijoj Bulevardin do e cojë të kalojë ne Paskuqan, dhe Rama thotë është e gabuar do e ndryshojë do e hedhë poshte..
Mos e bëni situatën tragjike, janë cështje që do vendosen në mënyrë qytetare
Mos ka sfidë mes Ramës e z Basha që pas humbjes së zgjedhjeve lokale...
Duhet bashkëpunim. Ee rëndësishme është që ligji, logjika arsyeja të dominojë në gjithë vendimet që merren. Kaq mund të them se nuk mund të them më tepër se nuk e njoh këtë cështje në mënyrë konkrete. Rama mund ta njohë se ka qenë kryetar bashkie.

Nga Berati, replikuat me Z Berisha lidhur me një koalicion me z Berisha, koalicion që e përjashtuat. Italianët thonë një shprehje “mai dire mai”
Është 100% e pamundur, në cdo lloj rrethanash, është e pamundur dhe këto që flasim na kanë larguar shumë nga lidershipi i PD. Jemi tmerrësisht larg ndërkohë që ne jemi përcaktuar qartë në një koalicion parazgjedhor që duke qenë parazgjedhor është dhe paszgjedhor.

(d.b/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Meta nga Berati: Përjashtoj çdo koalicion paszgjedhor të LSI me PD

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›