Superliga starton sot javën e 16-të me dy takime
Durrës - Superliga shqiptare do të startojë sot javën e 16-të me dy takime. Apolonia-Partizani do të jetë takimi që do të luhet në “Loni Papuçiu” të Fierit.
Takimi më i rëndësishëm i ditës së sotme do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Skuadrat ndodhen afër njëra-tjetrës në tabelën e klasifikimit. Teuta ndodhet në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Besa në pestin me 22 pikë.
Së bashku këto dy skuadra kanë luajtur 123 ndeshje, ku bilanci pozitiv anon në anën e Teutës. Djemtë e detit kanë fituar në 53 përballje, 39 janë ndarë në barazim, dhe 33 takime i ka fituar skuadra e Besës. Edhe golavorazhi është në favorin e durrsakëve me 142 gola të shënuar dhe 118 të pësuar.
Takimi i sotëm pritet të ndiqet nga një numër kryesisht i lartë tifozës, për vetë pozicionet në të cilat ndodhen këto dy ekipe.
Gjyqtari i kësaj përballjeje do të jetë Sokol Jareci. Ndeshja do të luhet në orën 13:30 në stadiumin "Niko Dovana".