Partizani në Fier për të braktisur fundin e tabelës
Fier - Apolonia e parafundit në tabelë do të presë Partizanin, i cili ndodhet poshtë tyre, në vend të fundit. Përballja pritet të jetë me një luftë të fortë sportive, pasi ky është një rast i mirë për të dyja ekipet të lënë poshtë njëra-tjetrën.
Apolonia ka grumbulluar në këto 15 javë 12 pikë, ndërsa të kuqtë kanë grumbulluar vetëm 10 pikë. Gjithsej këto dy ekipe kanë zhvilluar së bashku 57 takime. Bilanci pozitiv anon ndjeshëm në anën e Partizanit, i cili ka fituar 37 takime, 11 janë ndarë në barazim, dhe vetëm 9 takime i ka fituar skuadra e Apolonisë. Golavorazhi i takon absolutisht Partizanit, me 150 gola të shënuar dhe vetëm 47 të pësuar.
Të dyja ekipet nuk kanë asnjë lojtar të pezulluar, apo të dëmtuar. Takimi do të drejtohet nga ndërkombëtari Albano Janku. Ndeshja do të luhet sot në stadiumin “Loni Papuçiu” në orën 13:30.