E Diel, 1 Nëntor 2026

Java e 18-të e Premierligës, përballje gjigantësh

Londër - Java e 18-të e Premierligës angleze do të sjellë përblljen gjigande mes Arsenalit dhe Liverpulit. Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër në orën 17:00. Liverpuli udhëheq kampionatin anglez me 38 pikë, ndërsa Arsenali ndodhet në vendin e pestë me 30 pikë.

Sot do të luhen katër takime të tjera, ku veçohet ai mes Uest Hemit dhe Aston Vilës. Aston Vila ndodhet në vendin e katërt me 31 pikë, duke treguar deri tani një paraqitje të shkëlqyer.

Skuadra e Çelsit do të luajë ditën e hënë në mbrëmje me Evertonin. Kjo do të jetë një transfertë e vështirë për blutë, pasi Evertoni është duke bërë paraqitje të mira në këtë sezon.

Kalendarin e plotë të kësaj jave dhe renditjen e ekipeve angleza mund ta gjeni me një klikim në logon e Premierligës në homepagen e faqes sonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›