E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshoski: Bllokada greke, një hipokrizi e re

Ministri i Jashtëm i maqedonisë Antonio Milloshoski e ka cilësuar një hipokrizi të re nga fqinji jugor vendimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për shtyrjen e datës për nisjen e negociatave. Sipas Milloshovskit, është e pakuptimtë që Greqia, në vend që t'i japë shansin e merituar Maqedonisë, vazhdon më tej me bllokadat.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se pengimi jo vetëm që do ta dëmtojë imazhin e BE-së, por në mënyrë plotësuese mund ta prishë edhe prestigjin e vetë procesit të eurointegrimit.
"Pengimi nga Athina zyrtare përsa i përket fillimit tonë të merituar të negociatave nuk do të kontribuoj për përmirësim të atmosferës në bisedimet bilaterale në lidhje me kontestin, por në të njejtën kohë Maqedonia do të vazhdojë me kontributin konstruktiv që të mundemi të ecim përpara" theksoi Milloshovski
Ndërkohë që pas këtij vendimi, ka reaguar edhe kryeministri maqedonas Nikola Gruevski. "Nuk jemi të gëzuar nga vendimi, edhe pse nuk paraqet befasi për ne. Është e vërtetë se kemi lëshuar shansin historik, por shansin që të zhdukemi si popull, të heqim dorë nga identiteti dhe gjithçka që ka të bëje me qenien maqedonase", kështu ka komentuar kryeministri Gruevski konkluzionet e samitit të BE-së ku Greqia bllokoi caktimin e datës për Maqedoninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›