E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo 15 dhjetori festa e shtresave te varfra

Kryetari i PDS-se Paskal Milo ka deklaruar ne emisionin Shqip ne Top Channel se 15 dhjetori dita kur hyn ne fuqi liberalizimi i vizave me BE do te jete nje feste e madhe kryesisht per shtresat me te varfra te Shqiperise.

Me 15 dhjetor shqiptaret do te mendojne se si do ta prekin endrren e tyre te vjeter. Ata qe do te jene te interesuar per te dale do te jene shtresat me te varfera te Shqiperise sepse ata do mendojne se permiresojne jeten e tyre duke u larguar eshte shprehur Milo.

Ai trajtim diskriminues dhe korrupsioni me vizat ne ambasadat ne Tirane me ne fund do te marre fund dhe kjo eshte nje gje shume e rendesishme deklaroi Milo.

Duke folur per te drejtat qe do u jepen shqiptareve ne lidhje me levizjen e lire Milo deklaroi se qytetaret tane nuk jane pjese e regjimit Shengen por vetem mund te levizin lirshem ne te.

Regjimi Shengen ka te drejte qe qytetari te punoje jetoje studioje ne cdo vend te BE dhe diplomat e tyre kane te njejten vlere si ato te BE-se. 15 tetori na jep te drejten te levizim per tre muaj te levizim lirisht ne cdo vend te BE-se por pertej 90 diteve nuk na lejohet. Qytetari shqiptar nuk ka te drejte te punesohet dhe jetoje me gjate se kjo periudhe perndryshe do te penalizohet theksoi Milo.

Ai theksoi se levizja e lire mund te sjelle pasoja negative per personat e painformuar ne lidhje me kete ceshtje.

Ata qe do te kene tendence qe do te largohen te paret jane qytetaret e varfer qe ka rrezik qe te shesin edhe bagtite apo shtepite e tyre per ta pasur shumen e nevojshme te lekeve per tu larguar tha Milo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›