E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Vendi rrezikon katastrofen

Pas vizites ne zonat e permbytura te Shkodres kryetari i PS Edi Rama se bashku me kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruci dhe disa deputete te tjere te kesaj force politike kane udhetuar drejt Fierit per te pare nga afer situaten pas daljes nga shtrati te lumit Vjosa qe solli dhe permbytje ne disa zona te ketij qytetit.

Nese nuk behet sot nje operacion radikal duke adresuar te gjitha fondet e shtetit per investime ne infrastrukture tek hapja pastrimi sistemimi kanalizimet vijat e kullimit argjinaturat proceset e pastrimit te lumenjve dhe pyllezimit te territoreve neser jo vetem do jete shume vone por mund te gjendemi perballe katastrofash qe mund te marrin jete njerezish. Prandaj eshte momenti per te korrigjuar nje gabim historik te viteve te fundit qe eshte hedhja e parave per shirita elektorale ka deklaruar Rama.

Pas Fierit destinacioni tjeter i Rames ka qene Vlora aty ku ka degjuar nga afer shqetesimet e banoreve te zonave te permbytura nga lumi Vjose.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›