Guri i Zi fshati fantazem

Por pavaresisht thirrjeve te tyre te vazhdueshme askush nuk eshte kujtuar te reagoje apo te projektoje shpernguljen e familjeve. E ne kete situate banoreve su mbetet gje tjeter pervecse te vijojne jeten e tyre ketu ne buze te gremines.
Fshati i thelle i komunes Labinot Mal shtrihet ne rreze te nje shkembi te larte prej te cilit ka marre edhe emrin. Vendosja ne shpatin e malit e ben thuajse te padukshem nga rruga e automjeteve prej se ciles duhet te udhetosh te pakten 40 minuta ne kembe ne nje rrepire te forte per te mberritur ne shtepite e para.
Qe aty nis rrugetimi ne fshatit e ngritur ne kete vend disa qindra vjet me pare e ku sot germadhat e carjet e tokes jane shkrire thuajse me perditshmerine e banoreve.
Disa shtepi jane shkaterruar plotesisht nga rreshqitjet e vazhdueshme te tokes duke lene ne qiell te hapur shume familje te cilat ne mungese te nje demshperblimi qofte edhe minimal nga strukturat shteterore kane gjetur si zgjidhje te vetme te strehoen neper shtepite e bashkefshatareve.
As nuk do te dije shteti ku jemi ne ketu ska qene fare a jetojme a sjetojme sikur sna ka fare ne harte shprehet nje prej banoreve.
Vetem pak metra me tej familja Alla jeton ne nje shtepi qe i perngjan me shume nje kurthi vdekjeprures.
Kjo ka rreshqitur ketu ja kjo pjesa ketu tre metra thellesi poshte ja dhe kjo ketu edhe kjo pjesa e murit ka rreshqitur poshte me gjithe shtepi poshte komplet thote banori.
Harta me carje te thella ka rrethuar frikshem te gjithe shtepine nga themelet ne cati ndersa per familjen qe buken e dites ka vetem cikoren e mbledhur ne mal kjo eshte pjese e nje realiteti te zymte ku jeta ka humbur thuajse cdo vlere te saj.
Po pse nuk kemi frike ne une kam hyre ne gjynah me Zotin ku do jetosh ketu ske jete ketu shprehet nje e moshuar.
Edhe pse erozioni i tokes ketu eshte nje fenomen i shpeshte per shkak te burimeve ujore te shumta mbi dhe nentoksore sidomos gjate dimrit por edhe gerryerjeve te lumit Zaranike strukturat perkatese shteterore jane dukur vetem nje here para disa vitesh duke ju dhene banoreve disa cadra ne te cilat ata duhet te strehoen ne rast rreziku. Vetem kaq dhe asgje me shume pjesa tjeter i perket nje ankthi te perditshem qe luhatet mes jetes e vdekjes.
Nga familja ne familje realiteti behet edhe me rrenqethes.
Diku ne nje cep banoret te tregojne edhe fatin qe kane patur 5 shtepi dhe xhamia e fshatit. Ato shtriheshin pikerisht ketu ne kete pike qe sot eshte mbuluar nga ferrat dhe balta. Gjithcka ndodhi ne mes te dites cka mundesoi qe familjet te dilnin ne kohe perndryshe sot do te ishin te varrosur nen dhe bashke me shtepite e tyre.
Ne mungese te shtetit banoret kane vendosur ti zgjidhin gjerat mes qeverise se tyre. Shumica e burrave me te vjeter ne moshe pjese e familjeve me te medha te fshatit jane mbledhur nen te njejten cati ne perpjekje per te gjetur nje zgjidhje e per te organizuar ruajtjen e zones nga rreshqitjet e papritura edhe gjate oreve te vona te nates.
Ne realitetin e cuditshem shqiptar sic ka ndodhur jo pak here gjate 20 viteve te fundit me pare pritet qe te ndodhe demi apo tragjedia e me pas te merren masa per minimizimin apo zgjidhjen e tyre. Justifikimet akuzat replikat e premtimet behen pikerisht atehere kur nuk i hyne me askurrkujt ne pune sepse ne Shqiperi ne situata te tilla fjalet kane mbetur gjithmone vetem fjale e asgje me shume. Ky eshte skenari qe po perfshin edhe Gurin e Zi fshatin qe jeton me shpresen qe nje mengjes te mos gdhihet i perpire nga dheu.