Permbytjet vetem 5 vende ofrojne ndihme

Qendra e Informimit dhe Monitorimit qe eshte nje mekanizem i BE-se per mbrojtjen civile ne bashkepunim me Qendren Koordinuese EuroAtlantike te Reagimit ndaj Fatkeqesive Natyrore informojne se deri me sot
Turqia ka dhene kontributin me te madh duke derguar 3 helikoptere 150 tenda dhe 1000 batanije. Ministria per Forcen e Sigurise se Kosoves ka nisur nje ekip prej 59 personash 14 automjete dhe 4 gomone.
Nderkohe qe vetem 3 vende anetare te BE-se njekohesisht dhe anetare te NATO-s kane ofruar ndihmen e tyre deri tani ndaj autoriteteve shqiptare.
Greqia ka vene ne dispozicion dy helikoptere e materiale te tjera shtese per zonen e fatkeqesise. Mbrojtja Civile Italiane ka dhene 34 tone ndihma ushqimore materiale higjenike dhe kostume te papershkueshme nga shiu.
Austria ka ofruar 32 tenda familjare ku secila prej tyre ka nje kapacitet per deri ne 10 persona si dhe pajisje te tjera shtese te cilat pritet te transportohen nga autoritetet austriake drejt Shqiperise.