E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Berisha të dalë përpara shqiptarëve për të pranuar humbjen

miloKryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, doli në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Socialiste, nga ku deklaroi se fitorja ka qene e të gjitha partive në koalicion.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Berisha që të japë dorëheqjen.

Demokracia Sociale dha kontributin modest dhe të gjithë së bashku siç kontribuuam do të shkojmë drejt qeverisjes së përbashkët të vendit.

Me këtë rast, ashtu siç e do tradita më e mirë demokratike evropiane dhe botërore, i bëj thirrje zotit Berisha që të dalë përpara shqiptarëve dhe të kryejë aktin qytetar, civil, të pranimit të humbjes së Partisë Demokratike dhe të urojë kryeministrin e ri të vendit, zotin Edi Rama.

Meqë po hapet një epokë e re në qeverisjen e Shqipërisë, është mirë që edhe ai të bëhet ai qëndrim dhe sjellje që duhet të synojë një zhvillim të ri në politikën shqiptare. Presim që zoti Berisha të njoftojë se pranon humbjen dhe të shkojë në opozitë dhe të kryejë së bashku me PD-në rolin opozitar, tha Milo./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›