Përfundon me barazim gara në Kukës, Berishës nuk i mbetet asnjë copë blu në hartë
Ka përfunduar numërimi i votave edhe në KZAZ-në e fundit në Kukës, që i përket qytetit verilindor.
Ashtu siç pritej, koalicioni i majtë ka marrë dy deputetë, kurse koalicioni i djathtë ka marrë po ashtu dy deputetë.
Në kampin e majtë një mandat shkon për PS-në, një tjetër për LSI-në.
Në këtë mënyrë, harta elektorale e Shqipërisë nuk ka asnjë qark me ngjyrë blu.
E majta ka fituar në 10 qarqe, ndërsa ka barazuar në dy qarqe, në Dibër dhe në Kukës.
Mazhoranca në pushtet ka humbur kështu edhe bastionin e fundit të saj dhe tanimë nuk numëron asnjë vend ku nuk ka njohur disfatë./ep