Milo: FMN te largohet, tani ecim vete

Por nuk shikon si shkak mosmarreveshjet sesa treguesit e arritjeve qe ka Shqiperia ne fushen ekonomike.
“Marreveshja perfundon dhe qendrimin e tij FMN e ka shprehur. Eshte nje marreveshje qe mbeshtet zhvillimin dhe parashikon kalimin nga nje nivel i mireqenies ne nje nivel me te larte”, ka deklaruar Milo.
Por Milo nuk mohon se ne ceshtje te caktuara, qeveria dhe FMN kane qendrime te ndryshme mbi ate se si duhet te menaxhohet kriza globale qe do te kete implikimet e saj edhe ne ekonomine vendase.
“Duhet te kete nje diference. Eshte ceshtje e parashikimit. Por marrja e masave eshte ne te njejten gjuhe me FMN. Ne jemi afer nivelit 4.2%”, ka sqaruar Milo.
Fondi Monetar Nderkombetar paralajmeroi dje nje tkurrje te aktivitetit ekonomik, e cila pritet te kete vitin e ardhshem rritjen me te ulet qe nga viti 1997.
Misioni i FMN ne Tirane i rekomandoi qeverise shqiptare, per here te fundit perpara largimit perfundimtar nga Shqiperia, nje pakete masash, te cilat sipas fondit do te zbusnin pasojat e krizes ne ekonomine shqiptare.