E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Brace: FMN te qendroje

Nenkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Brace kerkoi edhe njehere zgjatjen e kontrates me Fondin Monetar Nderkombetar.

“Argumentimi i qeverise, apo lajmi nga qeveria se me FMN do te negociohet pas zgjedhjeve eshte i papranueshem. Eshte nje lajm i keq per te gjithe shqiptaret, qe paralajmeron abuzim total me parate e shqiptareve ne buxhetin e shtetit”, ka deklaruar Brace.

Partia Socialiste thote se mbajtja larg e FMN lidhet edhe me ritmin e shpenzimeve per fushate dhe renien drastike te te ardhurave ne arken e shtetit.

Per kete, Brace akuzoi qeverine se ka rinisur dhunen ndaj bizneseve per te kompensuar ne kete menyre renien drastike te ritmit te realizimit te te ardhurave. Sipas Braces, po favorizohen vetem biznese prane kryeministrit, te cilat kryejne kontrabande dhe evazion fiskal.

“Qeveria po godet biznesin dhe po favorizon evazoret fiskale, qe ato para qe marrin sot ne kundershtim me ligjin do t’ia kthejne Berishes gjate fushates elektorale”, ka shtuar Brace.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›