E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Fieri po mbahet peng per qellime elektorale

Kreu i Partises Demokracia Sociale, Paskal Milo ka fajesuar kryeministrin Sali Berisha per mos votimin e tre ligjeve te integrimit ne Kuvend. Ne nje deklarate per mediat dhene dje nga qyteti i Korces, Milo ka theksuar se tre ligjet mund votohen menjehere pas zgjidhjes se ceshtjes se Qarkut te Fierit. "Eshte ne doren e Sali Berishes dhe mazhorances sepse ka akoma dhe 3-4 dite. Nese ata do t'i japin zgjidhje krizes ne Fieri, automatikisht tre ligjet do te miratohen dhe statusi i vendit kandidat mund te sigurohet", tha Milo. Kryetari i Partise Demokracia Sociale ka shtuar se qendrimi i mazhorances lidhet me motive politike per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Sali Berisha e mban peng qarkun e Fierit qellimisht per efekte elektorale. Po ben llogarite per zgjedhjet e vitit 2013 dhe deshiron te marre qarkun e Fierit sepse e di qe Fieri eshte nje bastion i fuqishem i opozites shqiptare. Ketu fle lepuri dhe ketu jane llogarite e Sali Berishes", tha Milo. Ai u shpreh se integrimi do te thote respektim i ligjit dhe vendimeve te gjykatave, te cilat sipas tij mbyllin shtigjet e autoritarizmit. Kreu i Demokracise Sociale shprehu qendrimin e tij per situaten me te fundit politike, qe nga Korca, ku pati takim me strukturat partiake ne kuader te pergatitjes per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Milo ka theksuar se eshte e rendesishme qe klasa politike te ulet dhe te gjeje konsensusin ne tryeze bisedimesh, por gjithmone duke i dhene zgjidhjen e duhur ligjore ceshtjes se Qarkut te Fierit. Nga ana tjeter, Milo ka komentuar dhe ceshtjen e festimeve te 100 vjetorit te pavaresise. Ai u shpreh se mazhoranca ka lene qellimisht ne hije figuren e Ismail Qemalit. Sipas tij, figura e Ahmet Zogut nuk meriton respektit qe i jane bere nga qeveria. Ne cilesine edhe te historianit, Milo u shpreh se mbreti Zog ka bere dy te mira dhe nje qind te keqija. "Qeveria dhe mazhoranca jane perpjekur qe vitin e 100 vjetorit te pavaresise te ulnin ne menyre te qellimshme figuren e Ismail Qemalit dhe te ngrinin po ne mentyren e qellimshme figuren e nje mbreti te veteshpallur, i cili nese do te flisnim me nje gjuhe kineze, do te thoshim se ka bere dy te mira dhe njeqind te keqija", u shpreh dje kreu i PDS-se, Paskal Milo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›