LRI: "Praktika Pune" per te ndihmuar rinine
Levizja Rinore per Integrim ka prezantuar dje programin per punesimin e te rinjve. Kreu i LRI-se Endrit Braimllari tha dje ne nje konference me meidat, se ne bashkepunim me biznesin privat, ky forum rinor do te krijoje mundesine per punesimin e te rinjve. "Bizneset pjesemarres ne program kane ofruar hapesirat dhe ekspertet e tyre, per te zhvilluar keto praktika, te cilat do te jene te degeve te ndryshme: finance, menaxhim, teknologji informacioni, dege te ndryshme te inxhinierise, drejtesi, pune sociale, marredhenie me publikun etj dhe do te zgjatin nga 1 deri ne 6 muaj", u shpreh dje kreu i LRI-se, Braimllari. Gjithashtu, ai ka ftuar te rinjte qe te aplikojne duke plotesuar aplikimin ne faqen zyrtare te Levizjes Socialiste per Integrim. "Duhet te ndihmojme te rinjte te punesohen sepse te rinjte jane forca qe do e beje Shqiperine te eci me shpejt. Pjesemarrja ne projektin e praktikave te punes do ti jape eksperiencen qe i duhet nje te riu per tu punesuar ne sektorin privat dhe shteteror. Keto praktika pune jane te hapura per te gjithe studentet pavaresisht perkatesise se tij politike, fakultetit qe ndjek, apo vendit prej nga vjen", tha dje kreu i LRI-se, Endrit Braimllari.