E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri ne Farke: Do te shumefishohen investimeve ne qarkun e Tiranes

Kryeministri Berisha ka qene dje ne komunen e Farkes, ku ka marre pjese ne perurimin e dy investimeve te rendesishme, rikonstruksionin e diges se liqenit te Farkes dhe fillimin e projektit per mbjelljen e pemeve dekorative ne parkun e ketij liqeni. Kryeministri vizitoi edhe panairin agro-ushqimor "Bacja e Tirones", me produkte te fermereve te komunave Farke, Petrele, Baldushk dhe Berzhite. Me nje fond financimi prej 36 milione leke te Ministrise se Bujqesise eshte realizuar rikonstruksioni total i diges, ndertimi i veprave te artit, sistemimi ujerave, asfaltimi dhe betonimi i kurores se diges. Rezervuari i liqenit te Farkes ka nje kapacitet te projektuar 9.2 milione m3, i parashikuar per te ujitur rreth 1900 hektare toke bujqesore, por edhe per furnizimin me uje te pijshem te nje pjese te zones se Farkes. Me investimin e kryer rritet siguria dhe qendrueshmeria e diges. Ndersa me financim rreth 40 milione leke te Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave do te behet mbjellja e pemeve dekorative, te llojeve te ndryshme, ne parkun liqenit te Farkes. Duke i vleresuar keto projekte, te rendesishme per zhvillimin e kesaj zone, kryeministri tha se, Farka do te shnderrohet ne nje qender e zhvillimit elitar ne vend. Kryeministri vecoi nder projektet me te rendesishme zhvillimore te zones, ndertimin e plote parkut te ri te liqenit te Farkes, i projektuar nga nje studio austriake dhe i konceptuar si park zbavites, me shetitore, terrene sportive, fusha golfi e tenisi, lodra uji etj., me vlere investimi prej 3.2 milione euro. Kryeministri shprehu vleresimet me pozitive per administrimin qe autoritetet lokale i bejne kesaj komune, e cila realizon rreth 4 milione euro te ardhura ne vit, qe shkojne per investime ne sektore te ndryshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›