E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo Greqishtja ne Himare e trasheguar

I ftuar ne emisionin Top Shoe historiani dhe politikani Paskal Milo deklaroi se gjuha greke ne Himare eshte gjuhe e trasheguar. Referuar deklarates se kryeministri Berisha pak jave me pare Milo tha se dygjuhesia ne Himare nuk eshte 200 vjecare. Sipas tij kjo dygjuhesi i ka rrenjet me thelle ne histori.

Greqishtja ne Himare eshte gjuhe e trasheguar. Nuk eshte e vertete qe greqishtja ka 200 vjet qe flitet ne ate zone dhe per kete duhet te jemi serioze tha zoti Milo.

Per te argumentuar mendimin e tij zoti Milo solli pemen gjenealogjike te familjes se tij e cila sipas tij shkon deri ne vitin 1625 kur flitej greqisht nje greqishte gjithnje sipas zotit Milo arkaike e cila ndryshon nga greqishtja moderne. Milo per nga pikepamja gjuhesore krahasoi banoret e Himares me arvanitasit ne Greqi.

Pema gjenealogjike e familjes time shkon deri ne 1625. Ne te gjithe keto shekuj aty flitej greqisht nje greqishte e kohes se Mesjetes. Nga pikepamja gjuhesore eshte si arvanitasit shqiptare ne Greqi qe flasin nje shqipe arkaike. Krahina nuk duhet trajtuar bardh e zi ka patur bashkejetese kulturore zakonesh etnish sepse ne Mesjete nuk ka patur kufij shteterore as dogana as polici as komb vijoi me tej Milo.

Nderkohe ne fjalen e tij historiani tjeter i ftuar ne studio Pellumb Xhufi u shpreh se ceshtja e kombesise eshte nje ceshtje objektive qe nuk mund te zgjidhet.

Kemi te bejme me ceshtje te kombesise qe eshte nje ceshtje e te qenit e faktit dhe jo e zgjedhjes. Gjerat kane evoluar ka patur nje specifike. Himara ka qene nje vend i hapur ndaj botes ne perendim dhe lindje. Ndarja ndodhi ne shekullin 18 kur pushoi qendra e levizjes anti-osmane. Ne Himare u organizua rezistenca dhe vazhdoi kjo edhe ne vitet e mevonshme dhe ne hyrje te kishes ne Himare kemi 2 shqiponja deklaroi Xhufi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›