Kuvendi i ri shpallet konkursi
Ky vendim percakton nisjen e reklamimit te konkursit njoftimin e studiove te njohura te arkitektures ne mbare boten si dhe rregulloren per organizimin e konkursit prej 3510 mije eurosh. Por kreu i Bashkise se Tirane Edi Rama nuk votoi per kete vendim duke u larguar nga salla ne momentin e miratimit te tij pas debatit te gjate prej mese 2 oresh me Kryeministrin Berisha. Ne piken e pare vendimi percakton se do te shpallet njoftimi per organizimin e ketij konkursi ne gazetat e specializuara nderkombetare. Me tej behet e ditur se do te njoftohen studiot e njohura si dhe u miratua rregullorja perkatese. Ta percaktoje studiot e njohura nderkombetare qe u dergohet kerkesa per shprehje interesi per te marre pjese ne konkursin nderkombetar per idene e Kompleksit te ri Parlamentar sipas listes bashkelidhur. Te miratoje rregulloren e organizimit te konkursit nderkombetar bashkelidhur. Njesise teknike te ndihmes dhe asistences per realizimin e kompleksit te ri parlamentar ti bashkengjiten perfaqesues nga Kryeministria Ministria e Puneve Publike dhe Transportit si dhe Ministria e Financave thuhet ne vendimin e plote i cili hyri ne fuqi menjehere. Do te kete nje juri ekspertesh dhe nje juri publike. Do te krijohen sistemet me te mira te komunikimit qe edhe qytetaret te votojne projektin natyrisht pa kuti por me votim elektronik sikunder do te pergatitemi paralelisht per kontraktimin e kompanive me te fuqishme sepse 28 nentori i 2012 po afron dhe duhet qe eterit e pavaresise te jene shpirterisht te pranishem ne ate Parlament dhe ate salle tha Berisha. Nga ana e tij kreu i bashkise se Tiranes Edi Rama kerkoi qe kjo ceshtje te diskutohet me tej para se te zhvillohet konkursi nderkombetar. Vendimi i plote
I. Te shpallet njoftimi per organizimin e ketij konkursi ne gazetat e specializuara nderkombetare.
II. Te percaktoje studiot e njohura nderkombetare qe u dergohet kerkesa per shprehje interesi per te marre pjese ne konkursin nderkombetar per idene e Kompleksit te ri Parlamentar sipas listes bashkelidhur.
III. Te miratoje Rregulloren e organizimit te Konkursit Nderkombetar bashkelidhur.
IV. Njesise teknike te ndihmes dhe asistences per realizimin e Kompleksit te ri Parlamentar ti bashkengjiten perfaqesues nga Kryeministria Ministria e Puneve Publike dhe Transportit si dhe Ministria e Financave.
V. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.
ERALD KAPRI