E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Piramida Zgjidhja do te ishte referendumi

/ /

Ju si Kryetar i Shtetit cfare komenti keni per ngjarjen e Boboshtices
Une sot kam marre pjese ne nje simpozium qe do ta konsideroja te radhes me perfaqesuesit me te larte te komuniteteve fetare. Ishte nje simpozium qe vinte ne dukje pikerisht ate element te jashtezakonshem tradicional qe ka ekzistuar midis feve ne Shqiperi qe eshte bere ndoshta edhe pararendes i asaj harmonie te shoqerise dhe te gjitha mundesive qe ne te shkojme me nje standard te arrire ne Bashkimin Evropian pra harmonia fetare. Kemi folur gjere e gjate. Ne fjalen time nuk ka mbetur pa iu dhene nje mesazh edhe atyre qe kerkojne qe ta prishin kete klime. Te jeni te sigurt qe per ceshtjet qe kane te bejne me interesat kombetare vertet diplomacia eshte shume e rendesishme por nuk mund te jesh ne nje institucion te shtetit nese ti nuk je ne radhe te pare ne sherbim te shtetit tend te popullit tend te historise dhe mbi te gjitha te trashegimise.
E keni fjalen per prefektin
E kam fjalen per cilindo. Ajo qe ka ndodhur ne Boboshtice vertet i vendos njerezit e institucioneve ne nje lloj sikleti nese duhet te shprehen apo nuk duhet te shprehen. Ai qe nuk shprehet ne te tilla momente natyrisht qe nuk ben mire. do njeri duhet ta kete te qarte qe eshte ne pozicion per te respektuar dokumentin themeltar te shtetit qe eshte dokument ligjor por eshte edhe shpirteror. do njeri qe eshte ne nje institucion duhet te garantoje pikerisht ate qe kjo shoqeri ky popull e ka pasur te garantuar edhe pa u ngritur institucionet pikerisht harmonine fetare. Harmonia fetare nuk eshte tregues me te cilin ne krenohemi vetem ne vitet 2000. Jo Ky eshte nje moment tradicional. Aty ku ka qene kisha ka qene dhe xhamia dhe cilido qe vjen nga qarqe ultranacionaliste kurrsesi nuk duhet ta prishe kete klime nuk duhet te prishe marredheniet normale dhe shume te mira qe ekzistojne me vendet fqinje dhe askush nuk duhet te ndihet i kompleksuar per te ngritur nje problem. Por ishte nje pamje makaber kur shikoje kockat e paraardhesve te njerezve qe jetojne atje te dala sheshit. Edhe kete do bejme sikur nuk e shohim Ketu ka pergjegjesi ne disa nivele. Pergjegjesite duhet te jene te ekspozuara qarte. Ju e dini qe administrimi i territorit behet nga pushteti vendor pa marre ne konsiderate nese eshte ne Boboshtice eshte ne Korce eshte ne Tirane apo eshte ne ndonje qytet tjeter. Kjo do te thote qe edhe administrimi i varrezave behet nga pushteti vendor. Te gjithe sillen sikur nuk do te vdesin ndonjehere. Ju e dini qe shtohen qytete shtohen e shumefishohen vazhdimisht por varrezat mbeten po ato. Njeriu duhet te mendoje. Ka detyrim te mendoje per trashegimine ka detyrim te mendoje per paraardhesit te kete respekt per varret e te pareve jo vetem kur gjenden varre romake ne Shqiperi por ne radhe te pare te kihet respekt per varret e shqiptareve te administrojne mire territorin e tyre te jene serioze e mos behen zvarranike sepse po humbi identiteti atehere cfare pret me Pra secili duhet te respektoje ligjin Prokuroria po merret me kete pune per ta qartesuar fare mire per te ndare ne menyre te qarte dhe per te mos perzier ujerat qe veprimi i individeve te mos konsiderohet si veprim i institucioneve kurrsesi. Ne kemi marredhenie mjaft te mira me shtetin grek shume te mira marredhenie te fqinjesise se mire marredhenie te mbeshtetjes reciproke te gjitha por kjo nuk do te thote qe tu lihet terren elementeve qe marrin statusin e keqberesit. Dhe ju e dini qe ceshtjet fetare kane nje ndjeshmeri te shprehur. U tha edhe sot ne simpozium. Duhet te kihet jashtezakonisht kujdes me ndjesite fetare. Njerezit te cilet jane besimtare dhe qe e besojne Zotin me menyrat e veta kane nje raport shume specifik me besimin. Ndjeshmeria tek besimtaret eshte ne nivelin maksimal pra ne duhet te ndajme ne menyre te qarte besimin i cili eshte ne harmoni te plote. Ne krenohemi per kete dhe kete e thone edhe kreret e institucioneve fetare e thone politikanet por detyrimi eshte qe shteti ligjor te frenoje te parandaloje por edhe te gjykoje keqberesit te cilet prishin rregullat e shoqerise dhe demtojne identitetin kombetar.
Do te doja tju pyesja zoti President per nje nga polemikat me te fundit te klases politike shqiptare. shte ideja ose me sakte eshte kthyer ne nje vendim te Parlamentit per rrafshimin e Piramides dhe ngritjen ne vend te saj te nje Parlamenti te ri. Ju si e gjykoni kete shte nje veprim i duhur
Ne fakt kjo teme eshte disi delikate. Por natyrisht edhe une kam mendimet e mia. Ne nuk e kemi shansin sikurse e kane shoqerite perendimore te stazhionuara ne kuptimin e plote te fjales ne demokraci qe te kemi institucionin e referendumit per ta realizuar ne menyre te thjeshte dhe efikase. Kam parasysh ketu Zvicren qe ben referendume te shpeshta te shumta per ceshtje qe jane pjese e nje sensibiliteti te larte publik. Une sot jam ne kete pozicion. Me thoni cfare pozicioni duhet te mbaj une sot ketu publikisht nderkohe qe publiku eshte i ndare Nuk do te ishte elegant nje mesazh i njeanshem qe mund te jape Presidenti qofte edhe si produkt i ndergjegjes se tij. Per shembull une do te isha dhe nje nga variantet sepse nese do te vendoset qe ne nje vendimmarrje Kuvendi i Shqiperise te behet atje natyrisht eshte ceshtje e vendimmarrjes. Askush nuk mund te thote qe nje vendimmarrje eshte absolutisht e drejte ne ate sens sepse kemi mendime te ndara. Nje nga mendimet e hershme ishte qe ai institucion te kthehej ne nje institucion ku te ishte ekspozuar pikerisht ai kalvari i vuajtjeve te njerezve qe jane vrare jane persekutuar jane roberuar jane perndjekur nga regjimi i Enver Hoxhes. Ky mund te ishte nje nga elementet gje qe nuk e kemi pare. Une nuk mund te mbaj sot pozicion. Ju e dini qe une jam shume i ndjeshem ne ceshtjet e te persekutuarve politike sepse jane pervec te tjerave edhe eksperienca familjare edhe ne rrethin farefisnor dhe shoqeror.
Nga kontaktet qe keni me ta cfare opinioni ju kane dhene
Por natyrisht ata jane te ndjeshem ne kete qe une mundohem te behem interlokutor edhe i zerit te tyre. Megjithate ne kete shoqeri nuk jane vetem ata. Pra une nuk deshiroj te nderhyj ne vendimmarrje nuk deshiroj te jap nje opsion timin sot. Por ajo qe mund te them eshte se ne duhet te kemi shume kujdes me harxhimin e parave te shqiptareve. Ne rast se mendohet qe nje institucion do te ndertohet shume shpejt diku tjeter nuk kemi arsye qe te harxhojme shuma marramendese per gjera qe e kane jeten shume te shkurter. Nuk mund te kete me te ndjeshem per rregullimin e kushteve per ata qe kane punuar ne Parlament dhe eshte domosdoshmeri qe kushtet e Parlamentit te rregullohen se nuk eshte thjesht ana estetike por eshte ana e komunikimit. Sot jemi ne boten e internetit te elektronikes dhe gjithcka duhet. Une inkurajoj se tek e fundit eshte nje institucion ku punohet dhe merren vendime shume te rendesishme por si institucione ne duhet te ecim me plane te sakta. Pra eshte ceshtje e vendimmarrjes dhe nuk me takon mua ajo vendimmarrje absolutisht edhe per arsyet qe thashe. Pavaresisht mendimeve qe kam une pavaresisht nga urrejtja qe kam une per komunizmin pavaresisht nga deshira qe gjerat duhet te rivendosen eshte nje ceshtje qe i takon nje vendimmarrjeje tjeter. Problemi eshte qe ne duhet ti saktesojme gjerat. Nuk jemi ne momentet e luksit te madh per te shpenzuar shuma te medha nese do te ndertohet nje institucion tjeter. Nese do te ndertohet nje institucion tjeter le te ndertohet. Gjerat behen me nje ide te qarte gjerat behen me nje preventiv te qarte. ...
Por jo brenda dy vjeteve
Mire pra gjithe ajo qe po them eshte pikerisht ne kete sens qe gjerat duhet te mendohen mire. Ne rast se ndertohet nje veper qe u takon te gjitheve pavaresisht nga konjukturat politike te momentit pavaresisht nese sot ne kete zyre jam une nuk eshte zyra ime eshte zyra e Presidentit te Republikes dhe pas dy vitesh do te vije dikush tjeter te drejtoje shtetin nga kjo zyre. Pra behen ne nje komunikim normal ne nje komunikim pa emocione ku te gjendet ekuilibri. Gjeja me e mire ne keto raste eshte te gjesh ekuilibrin dhe ekuilibri eshte pikerisht ai moment qe ne na beri te konsumojme pjesen e pare te intervistes sone i cili nuk gjendet per fat te keq edhe per gjera te tjera. Pra kur mungon ai lloj ekuilibri mungon edhe ky tjetri. Pra ne pergjigjen time ju dolet pa nje opsion personal por dolet me nje konsiderate te pergjithshme qe gjerat duhet te behen ne funksion te gjithe shoqerise. Po ta kishim mundesine e referendumit referendumi do te zgjidhte nje moment ku te gjithe do te ishim me te qete. Fakti qe nuk eshte referendumi ka nje vendimmarrje. Une respektoj vendimmarrjen. Por vendimmarrjet nese do te vinin ne menyre konsultative te ekuilibruar do te ishin me te mirat sepse ne vendimmarrjet politike ka projeksione te ndjeshmerive qytetare qe jane te orientuara ne menyre natyrale ne formacione te ndryshme politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›