E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Rama replikat e plota per Piramiden

/ /

Nen drejtimin e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli u mblodh dje ne Kryesine e Kuvendit komisioni shteteror per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Ashtu sic e parashikonte vendimi i Kuvendit ne te bejne pjese Kryeministri kryetari i Bashkise se Tiranes ministri i Financave ai i Puneve Publike si dhe kreret e grupeve parlamentare. Kur nuk kishte kaluar dy jave nga perballja per reformen zgjedhore ne te njejten salle dy lideret politike te vendit Rama e Berisha u perballen serish por kesaj radhe ne debatin per Piramiden. Kreu u qeverise Sali Berisha deklaroi se Piramida do te shembet. Sipas tij ajo ishte programuar qe te mbante trupin e balsamosur te ish-diktatorit Hoxha. Nga krahu tjeter lideri i opozites Edi Rama deklaroi se fillimisht duhet te behet nje debat i gjere ne lidhje me kete ceshtje. Ai mbrojti projektin e vjeter te kompleksit te ri parlamentar. Por debati mes Rames e Berishes u kthye ne personal duke permendur te kaluaren si dhe debatuan mbi teza filozofike e kulturore qe kane te bejne me trashegimine e se kaluares duke e kthyer mbledhjen ne nje shou mediatik.

Debati per Piramiden
Jozefina Topalli Hapim mbledhjen e Komitetit Shteteror Per ndertimin e Kompleksit te ri parlamentar. Do te diskutojme vendimin per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. ne salle hyn Rama i shoqeruar nga Ruci. Berisha e pershendet Rama ngre doren.
Edi Rama Nuk ka asnje diskutim qe godina e Piramides kerkon nje zgjidhje. Kerkon nje zgjidhje per faktin se nuk u be gabim atehere kur ajo u kthye nga qeveria e pare ne mos gabohem ose ne fillim te viteve 90 ne Qendren Nderkombetare te Kultures si nje kthim 360 grade i asaj godine te krijuar per kultin e diktatorit ne drejtim te kultures nderkombetare qe ishte shpallur armiku me i madh i ketij vendi nga Enver Hoxha dhe nga sekretaret e tij te partise. Per vite me radhe kjo qender nderkombetare e kultures nuk arriti dot te kthehet ne qender nderkombetare te kultures. U be nje tjeter hap perpara simbolikisht iu vu emri Pjeter Arbnori dhe sot nuk diskutojme ketu per mauzoleun. Mos e perdorim me kete shprehje pasi eshte shprehje e padijes mauzoleu nenkupton nje varr. Keshtu qe ne rast se zgjidhim kete pike dhe kete e them ne cilesine e kryetarit te Bashkise por edhe ne cilesine e nje njeriu te kultures dhe te artit qe nuk e pranoj dot talebanizmin ne raport me objektet sepse i cfaredo kohe qofte dhe me cfaredo arsye u motivofte eshte talebanizem. Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij qe i hyne me dinamit dhe hodhen ne ere 2400 e kusur kisha e kapela romane qe dogjen 300 e kusur mije vepra arti fetare dhe libra fetare. Talebane eshte edhe e kundert. Pra te besh ate qe bente Enver Hoxha me trashegimine kulturore dhe historike te ketij vendi ju siguroj qe kete nuk do ta bente asnje vend europian sic nuk e kane bere. Nuk e bene gjermanet megjithese angazhuan konkursin me spektakolar nderkombetar per Budenstagun dhe arkitektin me ne ze te momentit Norma Fosterin nuk e bene qe ta shembnin Rajshtagun e vjeter edhe te ndertonin dicka tjeter ne vend te tij.
Sali Berisha Ndertimi i Parlamentit ne vendin e percaktuar sipas planit rregullues te Tiranes eshte ne vendin me te pershtatshem pasi plani rregullues francez e le ate problem te hapur sepse arkitekti francez nuk mund ta konsideronte nje trashegimi historike per tu mbajtur muzeu de fakto dhe mauzoleu de jure te Hitlerit te pas luftes. E verteta eshte se aty ka qene e parashikuar te varrosej i balsamosur diktatori por balsamimi ishte nje proces i komplikuar. Cilido qe deshiron mund te shkoje te gjeje shenjat e varrit sepse u tha me vone se ky proces nuk mund te perfundonte ne ate menyre dhe u vendos busti i tij. A mundej qe varri te behej teater se duhet te shqyrtojme dhe veten tone tani. Ne rikonstruksionin nuk e beme por kaq e thjeshte nuk ishte por ajo eshte e konceptuar per varr more zoteri. Kishte edhe objekte aty. Relike kishte aty dhe tundaci ishte aty.
Jozefina Topalli fare eshte ky
Sali Berisha Burri qe bluan kafe. Te gjitha aty ishin. Kjo eshte e verteta. Pra kjo eshte e verteta eshte e lidhur direkt me perjetesine e diktatorit. Nuk ka asnje paralelizem me Rajshtagun. Nuk ekziston tek une kulti i armikut sepse armiku urrehet. Une nuk urrej njeri ndaj dhe mendoj se keto terma qe perdorni ju taleban etj mendoj se jane terma qe dalin nga nje prapavije psikologjike shume e pafavorshme. Rama tund koken pa pushim
Edi Rama Ju flisni per seriozitet por punet serioze i bejne njerezit serioze. Njerezit serioze nuk hidhen nga nje dege ne tjetren qe hedhin argumente se skane lidhje me ceshtjen qe po flasim. Une nuk e di se cfare kane dashur te bejne me trupin e Enver Hoxhes ta balsamosin ose jo. Ju me siguri duhet ta dini me mire sepse keni qene mjek ne Byrone Politike. Me siguri jua kane thene...
Jozefina Topalli Jo jo kete gje nuk e ka bere.
Edi Rama Te lutem shume mos me nderprit. Nuk jemi ne Parlamentin tend ketu. Te lutem shume.
Jozefina Topalli Po ta shpjegoj konkretisht.
Edi Rama Ju cdo gje mund ta beni por perkthyesen time ju nuk mund ta beni. Nuk e beni dot.
Jozefina Topalli Po ta shpjegoj qe cke me te. Sa here qe te vini ketu une do tua them.
Edi Rama Shqipen time ju nuk e kuptoni dot sepse eshte shume e perpunuar. Berisha qesh Keshtu qe mos me nderprit. Une thjesht po jap pergjigje per ate qe degjova ketu. Ato qe degjova jane gjera qe cdo audience vecanerisht kulturore i cileson absurde ne rastin me te mire. Prandaj lojera fjalesh dhe folklor politik ketu skeni pse te beni. Une kam ardhur me kryetarin e grupit per te diskutuar per kete ceshtje me shume seriozitet per te vene ne dispozicion dijet dhe eksperiencen time. Berisha dhe Topalli qeshin Une nuk mund te pranoj qe ketu te kalojme nga nje diskutim serioz per ti dhene Shqiperise nje parlament tek fantazite dhe tek fantazmagorite qe na bejne te flasim per varret. Cili varr Per cfare arsye ju duket si varr juve Per cfare arsyeje i vute emrin Pjeter Arbnori atij varri E perseris qe nuk me intereson dhe nuk dua tia di fare se ckane dashur te bejne komunistet me godinen per te cilen po flasim. Nuk me intereson. Sic e ka bere regjimi juaj atehere per varrin per godinen me Enver Hoxhen me trupin nuk me intereson fare. Nuk eshte e vertete ajo qe thoni ju. Meqe flisni rroma per toma Berisha dhe te pranishmin qeshin. Po ju kujtoj ate fjalen latine Ignorantia argumentum non est . i drejtohet Berishes po e them latinisht qe ta kuptoni vetem ju. Duhet te jemi njerez serioze. Ju nuk mund te vini ketu dhe te flisni si Namik Hoti qe fliste per cdo gje. Probleme psikologjike keni ju z. kryeminister. Jeni ju qe vuani nga keto probleme qe kudo shihni hijen e Enver Hoxhes. Persa i perket talebanizmit nuk eshte ceshtje callme. Talebanizmi eshte ceshtje kulture dhe talebanizem eshte te merresh me godina per hir te funksionit qe kane pasur dikur e tii shembesh sepse dikur kane pasur nje funksion qe nuk perkojne sot me vlerat dhe parimet universale te kohes qe jetojme. Enver Hoxha ishte taleban dhe te sillesh sic u soll ai me ato godina ku shikonte fytyren e armikut eshte te jesh taleban. Kjo eshte kulturore nuk eshte personale. Po e beni si ai gjenerali serb qe kur u shemb ura e Mostarit tha Mos u merzisni dhe mos u shqetesoni do ta bejme dhe me te bukur edhe me te vjeter. Berisha qesh. Me nje juri nderkombetare dhe jo votim elektronik. fare votimi elektronik Ai votim i zonjes Jozefine qe ne Parlament me 140 veta dhe e manipuloni.
Jozefina Topalli Jo si tek Bashkia qe i numeroni me numra. I numeroni me gishta.
Edi Rama A ka mundesi te mos me nderprisni
Jozefina Topalli Meqe fole per seriozitet perpiqu te jesh me pak serioz.
Edi Rama Me shume respekt per rregullat e tavolines. Degjova brockulla qe ne kushte te tjera nuk do rrija ti degjoja. Ka mundesi te mos me nderprisni dhe pastaj merrini fjalen dhe vazhdoni. Nuk jemi ne Parlamentin tuaj.
Jozefina Topalli Ne Parlament jemi ketu. shte Parlamenti jone.
Edi Rama Ketu jemi ne fakt ne tavolinen ku beheshin mbledhjen e Byrose Politike dhe ju jeni fiks aty ku ai i bente varrin. Ka mundesi te mos me nderprisni ju lutem dhe mos me dilni si ze nga varri
Jozefina Topalli Sa shume zera te vijne ty nga andej. Ne po perpiqemi ti hedhim keto varre. Berisha qesh. Mban shenime
Edi Rama O zonje edhe njehere tjeter.
Jozefina Topalli Urdhero
Edi Rama Ne qofte se doni ta zgjidhim kete ceshtje ashtu sic zgjidhet ne Europe ne ku duam te integrohemi dhe spo integrohemi dot per shkak te kesaj mendesie kjo eshte shume e thjeshte. Ofrohet nje propozim u kerkonte te interesuarve te japin nje ide. Kjo eshte e gjitha. Ne baze te ketyre ideve nje juri nderkombetare te vendose. Keshtu e zgjidh e gjithe Europa.
Sali Berisha Tani po te fillojme me keto ju zoti Rama po ju kujtoj se jeni ulur ne karrigen e Spiro Kolekes. Rama qesh Por ne ketu nuk jemi mbledhur te bejme avokatine e mauzoleut te diktatorit. Ju duhet te keni kurajen te thoni te vertetat dhe jo ti mohoni dhe maskoni ato. Kryearkitekti i asaj godine u deklaroi shqiptareve ne Top Channel se ishte parashikuar aty edhe varri i diktatorit. Jo se ate kohe ti i ke pasur te forta. Ke pasur lidhje te forta me muzete. Ti ne ate kohe dy gjera dije. Fushen e basketbollit dhe muzeun. I di vete ato ti.
Edi Rama A ka mundesi te mos me flasesh me ti
Sali Berisha Une te reflektova. Te flasim dhe te reflektojme se po qe per te folur flas shqip une pastaj.
Edi Rama A ka mundesi te mos flasim me ti. Nuk ka te beje forcen ketu. Ne nuk jemi as shoke dhe as miq. Mua me ti nuk mund te me drejtohesh. Une tu drejtova me ju. Jeni per dite nje shembull i keq per shqiptaret.
Jozefina Topalli Ti je me i vogli.
Sali Berisha Ore zoteri nuk mund te hiqesh me i mire ti. Ate e afirmoi kryearkitekti i godines.
Jozefina Topalli Maks Velo.
Sali Berisha Faktikisht ti ate ke ne mendje ate po mbron faktikisht ate imiton faktikisht ti ate ke frymezim por kjo eshte puna dhe zgjidhja jote. Une per kete nuk kam asnje lloj keqardhjeje dhe asnje lloj shqetesimi. Shqetesim kam qe keto mikrofona keto kamera mos te perdoren per tu thene shqiptareve te kunderten e asaj qe eshte. Sepse para nje jave tha Klement Kolaneci te kunderten e asaj qe the ti tha se ka qene parashikuar te vendosej varri i diktatorit dhe ti tani na e krahason parlamentin me parlamentin gjerman Rajshtgun ketu.
Edi Rama Kur ore i bie me gisht kokes pa pushim. Ska asnje lidhje.
Sali Berisha Para nje jave kryearkitekti u tha te kunderten e asaj qe the ti. Ai tha se ka qene parashikuar per tu vendosur aty dhe ti na krahason Rajhstagun ketu. Une kam lexuar gjate jetes sime me shume se cdo gje tjeter per shkencat e trurit dhe une i kuptoj komplekset qe ke dhe trashegon te cilat perpiqesh ti maskosh. Por te dalesh tu thuash shqiptareve se po e mbroj se aty nuk ka qene caktuar varri i Enverit...
Edi Rama fare po thua Se thashe fare. i ke keto.
Sali Berisha Jo jo absolutisht the qe ska qene.
Edi Rama Jo ore nuk e thashe fare kete.
Sali Berisha Jo absolutisht qe e the qe ska qene. Se te kisha perballe.
Edi Rama Nuk e thashe ate.
Sali Berisha Replay te gjitha. te qeshura ne salle. E shikon si ma hodhe ti me kete Konkursi do te jete kombetar dhe ne kete kontekst ti nuk perjashtohesh. Urdhero beju pjese e ketij bashkepunimi ndaj je ketu. 100 vjetori do te festohet por te te pyes une ty se ku duhet ta ndertoj nderkohe qe varri hesht Jo zoteri duhet te prishim varrin sepse ai eshte atje ku eshte nuk ka kocka aty dhe nuk kemi te bejme me ndonje problem tjeter. E ke te veshtire ti te kalosh nga ngjyrat tek arkitektura eshte gjeja me e veshtire per ty.
Edi Rama Mos me fol me keshtu. Hesht po te them
Sali Berisha Per bojerat mund te flasesh por arkitektura arkitektura arkitektura...
Edi Rama Kape fillin. Te iku filli
Sali Berisha Por eshte nje shkence aq komplekse tek arkitektura ngjyra eshte e fundit. Ti gjithe jetes tende ke luajtur me bojera dhe ngjyra. Ato jane nje aspekt por ne arkitekture jane gjera te tjera shume me themelore. E quajten strukture afroziadike. Une ti shpreha problemet e mia por a shprehet arkitektura ketu Arkitektura shpreh te gjitha problemet e psikologjise dhe duhet te dish ti lexosh ato. E ke psikologjike te mbrosh mazoleumin por per arkitekture qe ste shkon te mbrosh sepse i ngul e i shkul ato kulla si te do qejfi ty.
Edi Rama Po cjane keto more
Jozefina Topalli Ruaj qetesine z. Rama
Sali Berisha Sali Berisha po thote se aty ishte varri i diktatorit. Nuk u varros aty por...
Edi Rama Po po akoma me keto ti
Jozefina Topalli Zoti Rama te lutem ruaje qetesine.
Sali Berisha Tani une ju degjova juve edhe kur shqiperuat latinishten sikur vjen prej Dragobie. Ajo eshte kultura jote Te qeshura ne salle. Me perdorur terma latine pa e deshifruar.
Edi Rama Mund ta them ne gjuhe tjeter se kam problem.
Sali Berisha Fjala eshte per improvizim.
Fozefina Topalli Latizim qesh.
Sali Berisha Ju ftoj te vazhdojme kete bashkepunim ti leme pasionet te shkeputesh nga komplekset historike sepse e verteta eshte se Enver Hoxha ishte nje lloj Mulla Omari.
Edi Rama Ekzakt.
Sali Berisha Por te perpiqesh te krahasosh te tjeret me Enver Hoxhen do te thote se te ka mbetur ora te Enver Hoxha. Minimumi per te mos thene se po ben avokatine e tij ne mos me shume. Te perpiqesh te gjesh taleban tjeter si Enver Hoxha ne Shqiperi do te thote se ti ke mbetur i dyti. Sepse ti je hije shpirterore e tij. Nuk dua te hyj ne keto skema. Po te hyjme per te bere diskutime te tjera i bejme dhe jam i hapur. Me thuaj kur te duash. Nese do te flasim per keto gjera eja ne cdo studio televizive qofte edhe ne Top Channel po deshe se keto te tjera i anatemon ti. Te bejme debat te gjere 2 ore 3 ore 4 ore sa te duash. Por uroj dhe dua ta mbyll duke te thene dhender i ri me mendime te reja.
Edi Rama Ata qe na ndjekin e kane te qarte. Une nuk thashe qe aty nuk mund te behet Parlamenti. Une thashe krejt te kunderten. Une nuk thashe se aty ka qene plan per tu bere varr por thashe qe ju me siguri e dini me mire sepse keni qene mjek i Byrose Politike dhe ju kane konsultuar per balsamimin e trupit te Enver Hoxhes. Berisha qesh. Por kjo ska asnje rendesi se cka kane dashur te bejne dhe ska lidhje me ceshtjen qe po flasim. Meqe i keni merak prononcimet nuk thuhet afrodiazike thuhet afrodiziake. Megjithate nuk ka problem.
Jozefina Topalli Si thuhet
Edi Rama Afrodiziake
Berisha Kjo eshte pjesa jote. Ti e di me mire dhe te falenderoj sepse e njeh me mire. te qeshura ne salle
Edi Rama Nuk eshte hera e pare. shte shume bajate qe ne menyre te perseritur ta kthej nje problem qe fare mire mund ta zgjidhim se bashku per ti dhene vendit nje Parlament ashtu sic e ka vendin e tjera. Dhe jo kush eshte me Enverin eshte biri shpirteror i Enverit dhe kush eshte biri per shpirt i tij. Kjo eshte nje ceshtje qe nuk ekziston. Meqe po e thoni shpesh po ju them qe Enveri bijte shpirterore i kishte me tesere. Si cdo bir shpirteror edhe ju kishit teseren perkatese. Padyshim qe mund ta beni ju birin plengprishes por nuk keni arsye qe te shikoni tej vetes per te gjetur birin shpirteror. Persa i perket krahasimit me talebanet po ju them qe ky eshte nje nocion qe eshte bere pjese e debatit kulturor ne Europe. Jeni realizmi socialist qe ecen qe flet qe ben mitingje qe eshte kudo i pranishem ne jeten tone si shprehja me kuptimplote e faktit se problemi i kesaj shoqerie sot nuk eshte me Enveri qe ky popull e percolli ashtu sic e meritonte dhe e la pas.
Sali Berisha Pra sic e shihni pervec faktit qe nje piktor i realizmit socialist eshte i penduar dhe per kete me vjen mire. Se ne qofte se zoteria nuk eshte penduar ne ideologji rezulton i penduar ne art dhe kjo perben nje zhvillim kerkon ta projektoje te gjithe sistemin demokratik te ndertuar nga shqiptaret keto 18 vite me trashegimine e tij te realizmit socialist. Dhe kete po jua them jo me art.
Edi Rama E po boll tani. E kupton apo jo kete qe po thua Vjen kafe per te pranishmit
Sali Berisha Te lutem me degjo. Piramida do te prishet sepse ajo siperfaqe aty eshte jetike per ndertimin e Parlamentit. Por nga ana tjeter ne na ndajne dy bote dy botekuptime dy filozofi. Une nuk mund ta konceptoj kurre ate qe ju thoni qe vlerat historike te asaj godine jane te atilla sa per tu mbajtur. Periudhen socialiste te qendres se Tiranes une e quaj periudhen me te zeze te historise se saj. Nuk them kurre se do te rrafshohet kjo ndertese por ne qofte se epoka e kryetalebanit qe mjerisht rezulton te jete edhe ati yt shpirteror beri kete baterdi ne qender.
Edi Rama Po ti ate at shpirteror ke pasur. Per cfare ati shpirteror thua
Jozefina Topalli Qetesohu zoti Rama ju lutem shume.
Sali Berisha Leri leri se keto i di une.
Edi rama Ke qene 25 vjet me tesere partie. Te mos fillojme tani me keto histori. E mbanit ne xhep dhe erdhet ne Partine Demokratike me teseren e Enverit ne xhep.
Jozefina Topalli Qetesohu z Rama. E rrezoi Enverin pra cfare ti besh qe e rrezoi Ti ike dhe ai e rrezoi.
Sali Berisha Fillimisht ti erdhe te une dhe ike prape atje. U ktheve prape. Nuk te kam qortuar per kete. Ke bere zgjedhjen qe ke dashur.
Edi Rama Jo ika nga atje se te gjeta ty atje. Se ishe me tesere partie ne xhep. Dhe te pyeta kur erdha atje. Ore a e dorezove teseren e partise
Jozefina Topalli E kishte rrezuar Enverin kur shkove ti atje Berisha qesh
Edi Rama Te ishte per kete zoteri do te ishte duke i parfumosur varrin Enver Hoxhes akoma.
Sali Berisha Nje merite ke se ne prag te zgjedhjeve shkove ne Qytetin Studenti dhe rrezove bustin atje. Por kur ia rrezove bustin atje perse do qe te mbash bustin ketu Ne 2009 rrezove bustin atje ndersa sot do te mbash mauzoleumin ketu.
Edi Rama Kur jam perballe nuk ma permend dot Enver Hoxhen dhe nuk ka tregon dot liderin shpirteror po ta perseris. Sepse ti je me enverizmin tend qe e di cdo shqiptar. shte enverizmi juaj i pandreqshem. Une se kam problem fare.
Sali Berisha Ne qofte se nuk ta permend une e permend vete ti. E ke problem vete ti.
Edi Rama Po ku jeton dot ai pa Enverin. Ky eshte si Enveri sa here qe ka problem merret me Enverin. Nderhyn Sokol Olldashi
Sokol Olldashi Te mbaroje ai zoteria njehere. More vesh.
Sali Berisha Ne duhet te shpallim konkursin te ftojme studiot me te mira te bejme debat me qytetaret sepse nuk eshte bere ndonjehere debat me ta te marrim vendimin e tyre.
Edi Rama Pyeti njehere qytetaret jane dakord apo jo A te shembet apo jo pyeti qytetaret njehere.
Sali Berisha Po pse per kultin e Enver Hoxhes do te shqetesohen shqiptaret
Edi Rama Nuk i ofendon shqiptaret qe te marresh nje vendim kur ata jane kunder
Sali Berisha Ore zoteri mos besoni cdo gje. Ore ti po u heq abonete dhe nuk po i pyet gjimnazistet dhe tani po me thua pyet qytetaret per Enver Hoxhen. Te qeshura ne salle Une te ftoj te bashkepunojme. Parlamenti nuk eshte i imi por eshte i cdo shqiptari. Pavaresisht nga kundershtite e medha qe kemi pavaresisht nga pozicionet e ndryshme qe ndajme jemi te perafert ne shumicen e pikave gjer tek ajo qe ti kerkon qe te ruhet por ajo nuk mund te ruhet sepse eshte i lidhur me Enver Hoxhen dhe varrin e tij.
Edi Rama A ka me te lidhur se ju vete me Enver Hoxhen A ka Ne po ju ruajme...
Sali Berisha Degjo se po te fillojme ketu... se memoria ime eshte... mos e ver ne prove memorien time.
Jozefina Topalli Meqe qytetaret e kane shembur ate 20 vite me pare me rastin e 100 vjetorit do ta heqim fare. Tek pika e pare e rendit te dites. Rama kerkon fjalen por nuk flet. Te shpallet njoftimi per organizimin e ketij konkursi ne gazetat e specializuara nderkombetare. Te percaktojme studiot e njohura nderkombetare qe u dergohet kerkesa per shprehje interesi per te marre pjese ne konkursin nderkombetar per idene e Kompleksit te ri Parlamentar sipas listes bashkelidhur. Jeni dakord
Sali Berisha Po dakord. Rama e Berisha cohen nga tavolina
Jozefina Topalli Dale ku shkoni. Nuk kemi mbaruar. Rama dhe Berisha largohen pa u takuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›