E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Jo me lufte, PS-LSI

Partia Demokracia Sociale duke marre nje rol ndermjetesi mes dy koalicioneve te ndara opozitare socialisteve dhe te majtes per integrim ben thirrje per unifikim te qendrimeve ne luften ndaj mazhorances aktuale.

Duke pranuar faktin se ne zgjedhje keto dy koalicione mund te shkojne edhe te ndara, kreu i PDS Milo cileson si te domosdoshme qe te lihen menjane akuzat dhe perplasjet brenda llojit.

"Ne mund te shkojme edhe ne zgjedhje me dy koalicione te opozites, por sigurisht qe kjo nuk eshte zgjidhja me e mire. Opozita duhet të bashkohet në një front të vetëm për këto zgjedhje, sepse kjo është mënyra e vetme që ajo të rikthehet në pushtet në vitin 2009”, u shpreh Milo.

Kryetari i Demokracise Sociale nuk harron te thumboje edhe dy lideret Rama e Meta duke theksuar se lufta per pushtet nuk duhet te minoje objektivin e perbashket te opozites per ti dhene vendit nje te ardhme europiane.

Deri ne keto momente Demokracia Sociale eshte e vetmja force politike e opozites qe nuk ka vendosur te pakten zyrtarisht pozicionin qe do te kete ne zgjedhjet e ardhshme ne koalicionin qe do te prihet nga PS apo ate nga LSI.

Aktualisht nga njeri krah, socialistet jane ne krahe te aleateve me te ngushte socialdemokrateve te Skender Gjinushit, kurse Levizja Socialiste per Integrim te partise me te re te krijuar PS91 te Petro Kocit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›