E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te burgosurit", pakt mes Nishanit dhe Dobjanit

Shkelja e te drejtave te njeriut apo keqtrajtimi i te burgosurve, i denoncuar ne jo pak raste ka nxitur nisjen e nje bashkepunimi mes Ministrise se Brendshme dhe Avokatit te Popullit.

Gjate nje takimi zhvilluar me krere te komisariateve dhe Avokatin e Popullit Dobjani, ministri i Brendshem Nishani ka theksuar respektimin e te drejtave te njeriut, por nuk ka fshehur rastet e abuzimit apo tejkalimit te kompetencave te efektivave te policise ndaj qytetareve.

"Raste te abuzimeve dhe kalimit te kompetencave me detyren ka patur. Ne tre vjet ne kemi derguar ne prokurori mbi 100 denoncime", u shpreh Nishani.

Ne disa raste inspektoret e Avokatit te Popullit hasin pengesa per te kryer inspektimet e tyre ne ambientet e paraburgimit  komisariate te ndryshme te vendit, ku ka patur raste te keqtrajtimit te te burgosurve apo te ndaluarve.

Por ne kete takim ministri i Brendshem i siguroi ata se do te kene mbeshtetjen e dikasterit qe ai drejton per te pritur denoncimin e tyre e per te penalizuar efektivat e policise qe tejkalojne kompetencat ndaj qytetareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›