Spitalet ne skemen e sigurimeve

Drejtoresha e Institutit te Kujdesit Shendetsor, Elvana Hana, thekson se kjo ndermarrje do te permiresoje ndjeshem sherbimin mjekesor ndaj pacienteve te cilin do ta marrin falas.
«Jemi ne diskutime me Ministrine e Shendetesise qe ne fillim te vitit 2009 te vihen ne skemen e sigurise shendetesore spitale rajonale, per te siguruar me pas edhe rritjen e cilesise se sherbimit ndaj pacienteve », thote Hana.
Futja e spitaleve ne skemen e kujdesit shendestor synon jo vetem te rrise cilesine e sherbimit ndaj pacientit por edhe shperblimin e mjekeve cka shpresohet te heqe cdo alibi per ryshfetin.
Fillimisht nuk do te rritet as pagesa individuale per sigurimin e kujdesi shendetesor por gjithcka do te mbulohet nga buxhetit i shtetit, kosto e cila paraprakisht perllogaritet 900 milion leke.
Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor eshte ne negociata me Ministrine e Shendetesise dhe Ministrine e Financave ku do te vendoset perfundimisht per menyren e futjes se spitaleve ne skemen e sigurimeve.
Por nga ana tjeter kerkohet qe siptalet te arrijne disa standarte ne menyre qe ata te marrin financim nga ISKSH.